Vetëvrasja e të riut në Korçë! Policia jep detaje: Pasi piu alkool doli në tarracë

25 Dhjetor 2023, 09:33Kronika TEMA
Vetëvrasja e të riut në Korçë! Policia jep detaje:

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku ndërroi jetë një 18-vjeçar, pasi u hodh nga kati i 9 i pallatit.

Bëhet fjalë për të riun me iniciale G. M., me banim në Durrës. I riu nga Durrësi kishte shkuar në Korçë me shoqërinë për të festuar, por pasi kanë pirë alkool, kanë dalë në tarracë.

Dyshohet se ai është vetëhedhur nga tarraca dhe si rrjedhojë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë u gjet në trotuar rreth orës 03:50.

“Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

2 Komente

  1. I
    Indinjata

    Po mundesia qe shoket e alkoholizuar ta kene shtyre "per shaka"nen efektin e alkoholit dhe gjithçka ka perfunduar ne tragjedi!Pyetja e dyte eshte a hyjne supstancat narkotike ne familjen e alkoholit?????? Ngushellime fam.se te ndjerit dhe ne fund te fundit ç'do mbjellesh do koresh!Rruani Saliun se mos na bene ndonje te pabere keto dite dhe eshte i tere vendi ne zi pasketaj ,dhe debatit se duhet apo nuk duhet te kendohet kenga e Kom.Legjendar A.Jasharit nga malokeria ne nje çfaqje futbolli ,o hej o hej o hej,ku gjysma e dijne se eshte Saliu qe iua ka hekun bishtin dhe jo evolucioni!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mhilli

      Po fiks fajin e ka Saliu

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje