Gazeta TemA ka siguruar pamjet kur autori Ragip Gila largohet me makinën tip BMW, që ia vodhi një qytetari nën kërcënimin e armës, pasi kishte kryer masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër.
Në këtë video duket qartë makina tip BMW ngjyrë gri (në rreth të kuq), e cila drejtohet nga Ragip Gila duke u arratisur pas krimit të rëndë.
29-vjeçari u largua me makinën BMW deri në lagjen Skënderbeg. Për shkak të ndjekjes nga policia, bëri aksident duke u përplasur me disa mjete.
BMW-në e braktisi dhe u largua në këmbë duke tentuar të kalonte lumin Kir. Por aty u kap nga forcat "Shqiponja".
Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal pranë bashkisë së qytetit. Ai ishte i armatosur me dy armë dhe antiplumb.
Nga kjo masakër me armë mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja. Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra.
Burime nga grupi hetimor bëjnë se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Ky i fundit mori tre plumba, dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Legen ...te gjithe keta qe perdorin armet jane njerez pa bythe , pa muskuj , frikacak e Kane barkun si grat shtatzane ne muajin e 9 e gjeten te fshehur te ferrât kete cub , tipik malok .
Histori me malok e derdimene