Një prej grupeve të goditura në aksionin e fundit të SPAK është ai i drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur si 'Visi i Pojës'. Mësohet se ky i fundit i ka shpëtuar arrestimit, megjithëse SPAK bëri të ditur se nga 52 masa arresti, janë ekzekutuar 40 prej tyre.
Gjatë aksionit këtij grupi i janë sekuestruar edhe 3 milionë euro.
I pyetur nëse ka pasur dekonspirim të aksionit që ka çuar në largimin e Visit të Pojës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, tha se efektivët ishin përfshirë vetëm dje në aksion.
“Policia e Shtetit është përfshirë vetëm dje në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale dhe nuk ka pasur mbikëqyrje të fshehtë fizike apo në vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal. Sa i përket dekonspirimit për mua nuk ka pasur asnjë problem”, tha Proda.
Ai tjetri cau ferren ky thot, per dekonspirimin per mua s'ka asnje problem...??? Po kush i tha atij te ikte, apo fallxhorja i lexoj filxhanin dhe i tha te ikte...??? Dekonspirimi i aksioneve te policise eshte nje problem serioz, se jane prokuroret qe kishin dijeni dhe policia qe u aktivizua per zbatimin e urdherit te arrestit. Po si gjithemone faji mbetet jetim, keta s'kane asnje problem???