Drejtoi i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Kamber Hoxha dhe 12 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit janë ndaluar nga policia.
Ndalimi i tyre është bërë një ditë pas ngjarjes së rëndë brenda këtij burgu, ku i dënuari përjetë Sokol Mjacaj, ka vrarë me armë zjarri një tjetër të dënuar, Arben Lleshin, brenda qelisë së tij dhe ka plagosur Ilir Shaqjan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimet bëjnë me dije se shoqërimi është bërë për faktin se në burg nuk punonte për një kohë të gjatë skaneri, por edhe disa kamera sigurie.
Do ja u rruani bolet?po ku ka shqiptar te painkriminuar ose te pakorruptuar?arrest shtepie dhe harrohet!Nuk e frenon asgje ne bote kete degjenerim te kesaj shoqerie shqiptare!