Vrasja e Miklovan Danajt në Spanjë, 30-vjeçarit i gjenden dy dokumente shqiptare

2 Shtator 2025, 13:30Kronika TEMA
Vrasja e Miklovan Danajt në Spanjë, 30-vjeçarit i gjenden dy

Zbardhen detaje të reja nga gjetja e trupit të Miklovan Dakaj 30 vjeç nga Shkodra në Marbella të Spanjës. Trupi i pajetë u konstatua pranë brigjeve të detit, më datën 24 Gusht.

Ndërsa prej asaj data autoritetet spanjolle kanë nisur verifikimet për të gjetur lidhjet e Miklovan Dakajt pasi kanë dyshime që ai është përfshirë në rrjetin e trafikantëve shqiptarë të drogës në Itali por dhe në Spanjë.

"AbcNews" mëson se sot autoriteteve shqiptare u janë vënë në dispozicion të dhëna për gjetjen e trupit të pajetë të Miklovan Dakajt.

Mes tyre mësohet se Miklovan Dakajt i janë gjetur edhe dy dokumente me identitetet të ndryshme, çka ngre dyshimet se ai i ka përdorur për t’ju fshehur autoriteteve në Spanjë për shkak të përfshirjes në rrjete droge.

Miklovan Danaj, nga Shkodra, kishte humbur kontaktet me familjen që  prej muajit maj të këtij viti. Familjaret e tij kishin marrë një mesazh anonim, që konfirmonte vrasjen e tij.

Sipas tyre, në mesazhin që i është dërguar familjes së 30-vjeçarit shqiptar shkruhej që "të mos e kërkojnë më Miklovanin pasi është vrarë dhe trupi është hedhur në bregun e Marbellas". (AbcNews)

1 Komente

  1. Z
    Zeri

    Me vjen keq se djale i ri, por te gjithe keta qe merren me droge vrasin veten sepse askush nuk ja ka fajin. Te afermit kenaqen me parate e vdekjes dhe tani vajtojne. Mos i mesoni djemte me parane e thjeshte o shtaze, mesojini te ndershem, 2 leke 2 leke, ama keni shpirtin dhe zemren e qete. Tani mos beni sikur vuani se mjere ai qe iku. Ju do gezoni parate e tj dhe do hyni ne hasmeri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje