Vrasja në Durrës/ Zbardhja e ngjarjes sjell tensione mes dy familjeve Habibi dhe Shkoza, ndërhyn policia

11 Dhjetor 2024, 09:30Kronika TEMA
Vrasja në Durrës/ Zbardhja e ngjarjes sjell tensione mes dy familjeve
Majlind Habibi

Pas zbardhjes së ngjarjes së Spitallës, janë shfaqur tensione mes dy familjeve Habibi dhe Shkoza qe janë fqinje me njëra tjetrën.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar familjarët e 33-vjeçarit Brako Shkoza, që u gjet pajetë në kanalin pranë shtëpisë, të enjten e kaluar.

Më dy dhjetor, fqinji i tij e ka shtyrë duke e hedhur në kanal pas një konflikti për motive të dobëta.

I arrestuari i policisë ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë por u konfliktu me të pasi i kishte ngacmuar gruan.

Sjellja dhe reagimi i viktimës, sipas autorit, ka qenë përçmuese, tallëse dhe ai e ka shtyrë duke e hedhur në kanal, pa menduar pasojën.

Lini një Përgjigje