"Më ngacmonte gruan", ky është autori i vrasjes së 33-vjeçarit në Durrës

11 Dhjetor 2024, 09:00Kronika TEMA
"Më ngacmonte gruan", ky është autori i vrasjes së

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau para një jave shokun e tij Branko Shkoza në zonën e Spitallës në Durrës.

Ai dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

Babai i viktimës më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi  33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se autori banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza Shkozën i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Bazuar në dëshminë e autorit dhe hetimet e para dyshohet se janë zënë pasi autori pretendonte se viktima i kishte ngacmuar të shoqen.

Në sherr e sipër e ka shtyrë dhe hedhur në kanal ku më pas u gjet pajetë. Gjithsesi nuk është ende i qartë motivi i ngjarjes dhe po punohet për ta zbardhur plotësisht atë.

4 Komente

  1. A
    Ana

    Po, mire mo shoku: Nuk mendon se "po nuk ngriti bishtin ajo qenja, qeni nuk i shkon nga pas"?, apo ""çe deshe, thuaj""

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anita

      Po te vriten njerzit per ngacmime ndaj femrave s‘do kish ngelur mashkull ne ket bote. Mlidhni mendjen o shpellare.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapajani

        Spitalla mbas ardhehljes se alpineve ,,u qelb ne mut e shurree,,Ka pasur fise,dhe respekt per njeri tjetrin,,njiheshin te gjithe,,,mbas ardhjes se maloqerise,,,u dhje cdo gje,,,

        Përgjigjjuni
        1. V
          VOLLODJA

          Ne Itali Sonia dilte te semafori me le è e burrit kursd ketu SHQIPTARET e VRASIN gruan se è pane shtrember

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje