Hetimet ndaj Ahmetaj, GJKKO i kthen pas SPAK-ut dosjen “Buka”

10 Dhjetor 2024, 14:35Kronika TEMA
Hetimet ndaj Ahmetaj, GJKKO i kthen pas SPAK-ut dosjen “Buka”

Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK-ut dosjen e njohur si “Buka”, ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për shkelje të detyrës dhe veprime që kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 7 miliardë lekësh.

Këtë të martë ishte seanca paraprake, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO. Prokurori i çështjen Elvin Gokaj ka afat deri ne datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.

Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga biznesmeni Lirim Fezollari.

Nga korriku i vitit 2023, Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Prokuroria e Posaçme mori zyrtarisht të pandehur ish numrin dy të qeverisë nën akuzën “shpërdorim detyre”, ndërsa hetimet u mbyllën në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Për këtë çështje SPAK hetoi edhe 7 persona të tjerë përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe biznesmenin Lirim Fezollari.

Ky i fundit përfitoi nga privatizimi sipas SPAK, në kohën kur Ahmetaj ishte në hetim. Ahmetaj dhe Fezollari kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, cka bëri që ai të përfitonte aksionet e shoqërisë Buka sh.a.

Që nga muaji korrik i vitit 2023, Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve, për disa vepra penale për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

2 Komente

  1. .
    ..

    I mungonte gjella

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesi per pronaret e Tokes

      Lirim Fezollari ndertoi Emeral Center sepse Ahmetaj shiti aksionet e BUKA sha pa njoftim me te drejten e parablerjes per pronaret e truallit. Cmimin e tokes Ahmetaj e vuri 9 euro metri katror. Pronaret e tokes duhet te rimarrin token mqns Fabrika e bukes nuk ekziston. Ata kane certifikatat e pronsise origjinale dhe nuk e kane shitur kurre token. Leja e ndertimit per Emerald Center eshte dhene per Lirim Fezollarin pa pasur asnje meter katror toke me hipoteke. Hapni Ekstratin e Buka sha, 4.73 % e aksioneve qe jane kaq pak sepse toka u vleresua me 9 euro metri katror duke rritur vleren medemek te makinerive e apjisjeve te buka sha. bUKA SHA NUK EKZISTONTE QE NGA 1997, ishte kthyer ne Disko MOSKA. Gjithsesi ky manipulim nuk zbeh faktin qe Lirim Fezollari nuk ka hicccc toke. Te kthehet fizikisht toka te pronaret e ligjshem, sepse nuk e kane shitur kurre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje