I përfundoi mandati si gjyqtare e Kushtetueses? Reagon Holta Zaçaj: Do t’i drejtohem Komisionit të Venecias

10 Dhjetor 2024, 14:24Kronika TEMA
I përfundoi mandati si gjyqtare e Kushtetueses? Reagon Holta Zaçaj:

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka reaguar në përgjigje të disa reagimeve apo artikujve mediatike ku thuhet se mandati i saj në krye të kësaj Gjykate ka përfunduar.

Ajo shprehet se duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.

Po ashtu sqaron se “duke marrë parasysh rëndësinë e parimit të kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, marrë shkas nga ky rast por edhe, eventualisht, për të paraprirë situata të ngjashme në të ardhmen, kam konsideruar t`i drejtohem menjëherë Komisionit të Venecias”.

Reagimi:

Duke marrë shkas nga disa artikuj në media në lidhje me deklarimin e përfundimit të mandatit tim si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, në konsideratë të përgjegjësive që më njeh ligji si Kryetare, për paraqitjen e kërkesës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, në vlerësimin tim, situata në lidhje me kohëzgjatjen e këtij mandati paraqitet si vijon:

Gjyqtarja Holta Zaçaj ka filluar të ushtrojë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në datën 25 Janar 2023 dhe ka pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, e cila e kishte përfunduar detyrën si gjyqtare kushtetuese në datën 10 Mars 2017.

Mandati i gjyqtares Holta Zaçaj rregullohet nga neni 179, pika 3, i Kushtetutës, i cili parashikon se, me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin të cilit i mbaron mandati në vitin vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025.

Mbi bazën e kësaj dispozite kushtetuese edhe Gjykata e Lartë në vendimin e saj nr. 2, datë 16.01.2023 ka deklaruar: “Zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese me mandat të pjesshëm deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025.”.

Duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.

Data e përfundimit të detyrës së gjyqtarit paraardhës, në rastet kur ai ka përfunduar mandatin e plotë, nuk referohet nga Kushtetuta apo ligji si një ngjarje juridike, e cila përcakton edhe përfundimin e mandatit të gjyqtarit pasues.

Edhe në praktikën institucionale nuk rezulton të jetë zbatuar një rregull i tillë në përcaktimin e datës së përfundimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarëve kushtetues.

Për rrjedhojë, data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj. Holta Zaçaj si gjyqtare pasuese.

Pavarësisht sa më sipër, duke marrë parasysh rëndësinë e parimit të kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, marrë shkas nga ky rast por edhe, eventualisht, për të paraprirë situata të ngjashme në të ardhmen, kam konsideruar t`i drejtohem menjëherë Komisionit të Venecias, si organ këshillimor, për marrjen e një opinioni amicus curiae në lidhje me interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe, në veçanti, sipas parashikimeve të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës.

Dëshiroj të garantoj opinion publik se, në cilësinë time si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, do të ushtroj përgjegjësitë e mia për të vënë në lëvizje Gjykatën në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, ashtu si edhe kërkesa për amicus curiae, do të bëhet publik.

Gjej rastin të sjell në vëmendje dhe të kërkoj nga çdo organ tjetër që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve kushtetues, si dhe të vetë Gjykatës Kushtetuese në ushtrimin e kompetencës për deklarimin e mbarimit të mandatit të këtyre gjyqtarëve.

Ashtu siç është theksuar edhe në jurisprudencën kushtetuese: “Garancia e kohëzgjatjes dhe paprekshmërisë së mandatit e mbron gjyqtarin nga ndikimet e forcave politike që mund të vijnë në pushtet. Vetëm një gjykatë e pavarur, të cilës i garantohet paprekshmëria e mandatit të anëtarëve të saj, mund të konsiderohet si një gjykatë që administron drejtësinë kushtetuese, në përputhje me parimet kushtetuese. Edhe pse mandati i gjyqtarit kushtetues ka kuptimin e një mandati të dhënë (jo të fituar nëpërmjet votës së zgjedhësve aktivë), parimi i pavarësisë nënkupton, gjithashtu, se gjyqtari, në momentin e emërimit, duhet të dijë kohëzgjatjen e këtij mandati, bazuar në rregullimet ligjore përkatëse dhe kjo kohëzgjatje nuk mund të lihet në diskrecion të organeve që e kanë emëruar/zgjedhur atë”. (Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 24, datë 09.06.2011, paragrafi 31).

8 Komente

  1. Z
    Zamir Mane

    Cfare turpi! Kesaj edhe nese nuk I mbaron mandati, duhet shkarkuar. Arsye ka mjaft. Lufton per jete a vdekje, per disa muaj me teper(!!!) Por nuk ka faj! Faji eshte I atij qe I shkoi nder mend qe disa si kjo te vendosen aty.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      derisa te tilla shurera u bene te ulin bythet ne ato karrige pak bejne dhe kaq

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Moj kurva putana dhe hajdute tẽ korruptuara, ska punē tjetēr komisjoni i Venezias qē tē meret me maskaralliqet tuaja ?

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mal' ochio

        Ke shume te drejten ,zonja gjyqtare kushtetuese,AQ me teper krietare.Karriken e Ke prone te trasheguar nga babà dhe asnje nuk Ka te drejten tekerkoje te shpallesh vakancen kur te mbaron mandati.Sic Duket ,gjukata e L'arte nuk e di cdo te thote " token e xanun".Jepu nje mesim kushtetuese.

        Përgjigjjuni
        1. t
          toni mavrija

          Komisioni i Venecias a punon veresie.Tlluni me leket e popullit fukara.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aurela

            Zbato kushtetuten, lere hartimet E ke te shkruar qarte, ti duhet ti drejtohesh kuvendit, Jo kujt te duash ti, te zgjasesh muaj e vjedhjes. Te pacipe!

            Përgjigjjuni
            1. .
              ..

              Gjysh Plarentin akoma e ke per burre apo ke nderruar hu

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mjaft me "Dekllarata"!

                Mjaft me Dekllarata! ----- Kjo eshte nje krize e stisur, plotesisht artificiale. Aritmetika e kalendarit te mandatit 9-vjecar te Gjykatesit Kushtetues (ne rastin konkret si mandat i pjesshem) eshte me se elementare: Mandati i Gjykateses Vitore Tusha ka perfunduar me 10 Mars 2017. Mandati pasues fillon nga data 10 Mars 2017, ------ eshte 9-vjecar ---, pra perfundon ne daten 10 Mars 2026. Kjo vakance do te njoftohet me 10 Dhjetor 2025. Pra me shume te drejte, Gjykatesja Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj me qendrimin e saj eshte plotesisht ne Respekt dhe Komform Ligjit. ----- Iniciativa e Gjykates se Larte sot me 10 Dhjetor 2024, me njoftim zyrtar, nuk eshte vetem nje gafe aritmetike e per rrjedhoje Juridike, por qartesisht eshte konfirmim i pisllekut politik. "Lepuri fle" posacerisht te vendimi qe do te prodhoje Gjykata Kushtetuese ne muajt e pare te vitit 2025 per Ligjin e ri Zgjedhor si dhe per antikushtetueshmerine e listave te mbyllura, e pse jo edhe per autorizimin ose jo te regjistrimeve te komunikimeve ne SKY ECC dhe platformat e tjera. ----- Mjaft me Dekllarata!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje