Gjykata e Lartë shpall vakancën për pozicionin e Holta Zaçajt, hap procedurat e aplikimit për anëtarë të GJK

11 Dhjetor 2024, 09:17Kronika TEMA
Gjykata e Lartë shpall vakancën për pozicionin e Holta

Gjykata e Lartë bën me dije se ka nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në gjykatën Kushtetuese, duke njohur kështu vakancën pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçaj.

Sipas Gjykatës së Lartë, ndryshe nga sa pretendon Zaçaj, mandati i saj përfundon në mars të vitit 2025.

Në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet edhe se Zaçaj është informuar para se ta aplikonte për të zëvendësuar Vitore Tushën në Gjykatën Kushtetuese, për këtë afat.

Kujtojmë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi dje se nuk ka ndërmend të njohë 10 marsin e vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë ajo vendosi ti drejtohet me një kërkesë për opinion Komisionit të Venecias.

 

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje