Vrasja në Maliq: Djali dhe babai në burg, familja e autorit braktisin shtëpinë! I frikësohen hakmarrjes

15 Gusht 2025, 13:12Kronika TEMA
Vrasja në Maliq: Djali dhe babai në burg, familja e autorit braktisin

Familja e autorit të vrasejes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Leminot të Maliqit kanë braktisur banesën duke i vendosur kyçin. Pas arrestimit dhe kryefamiljarit dhe autorit të krimit 14-vjeçarit Enedio Guri, pjestarët e tjerë të familjes janë larguar për shkak të frikës.

Edhe lokali në fshatin Pirg ku ndodhi ngjarja ka qenë sot i mbyllur megjithëse kanë përfunduar të gjitha veprimet hetimore.

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së enjtes, ku u vra me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E. G dhe xhaxhai i tij R. G., 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela.

Ka qenë një goditje e vetme në zemër që i ka shkaktuar vdekjen 14-vjeçarit. Pas kryerjes së krimit, autori, i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri. Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime që pengojnë të vërtetën pasi fshehën thikën me të cilën u krye krimi. Ndaj autorit rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt. 

Katër të miturit e arrestuar kanë gjithashtu të pranishëm në konflikt dhe akuzohen se kanë tentuar që të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sakaq, 34-vjeçari Flori Çela që tentoi të largohej me autorin, akuzohet për moskallëzim krimi. 

 

5 Komente

  1. .
    ...

    Jo po në jug sikurë thonë që nukë vepronë kanuni? apo kanui vepronë Ku do nëpër Shqiprie edhepse në mënyrë shumë abitrare dhe të defermumë edhe pse ështe bër para 500 viteve kurë ne ishim nën pushtimin barbar Turk. Poshtë mentaliteti primitiv barabar Turko-islamik.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alex

      Po nuk u kthye denimi me vdekje me keq do behet, Europa ja kerkoi shqiperise ta hiqte po nuk e kishte idene se ketu jetojne kafshet e xhungles , vrasje ,vrasje dhe morivet qesharake

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petriti

        Pse wdhe ne jug paska…… kanun????? Na kishin thene se Vetem veriut ka .

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kanioni

          Jo. Në jug nuk ka kanun. Aty veprohet me: - Hak pa marë e gjak pa larë, nuk ka.

          Përgjigjjuni
        2. Q
          Qytetari dixhital

          Po natyrisht more Petrit , qe po te kesh ne krye te vendit nje kafshe me surrat si ujku u cartur i uritur per gjak si Sali Berisha , do s'do gjakmarrja do te perhapet ne tere vendin . Dhe e fundit fare po nuk ju pre moka kriminelit Sali Berisha kurre nuk ka per tu qetsuar ky vend .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje