Vrau 39-vjeçarin shqiptar, i moshuari grek pendohet në gjykatë

19 Shtator 2023, 17:19Kronika TEMA

Vrau 39-vjeçarin shqiptar, i moshuari grek pendohet në gjykatë

Vrasësi i Brigen Limka, 39-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua pas debateve për një vend parkimi në Greqi, ka dalë këë të martë përpara gjykatës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Pire caktoi ndaj 68-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Dhimitris Kutrumanis me pranga në duar dhe i veshur me anti-plumb shprehu pendesë gjatë seancës gjyqësore.

“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, tha në dëshminë e tij i moshuari.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator, ku pas një debati për parkimin në lagje, ku edhe punonte shqiptari, i moshuari grek ka marrë armën e zjarrit dhe ka hapur zjarr ndaj të riut duke e lënë të vdekur në vend.

68-vjeçari njihej si një person problematik në zonë, ku pas ekzekutimit të shqiptarit kërcënoi dhe persona të tjerë.

“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, deklaroi ai në polici menjëherë pas arrestimit.

2 Komente

  1. f
    fukaraji20

    Ky kriminel vrau babane e femijve per nje parking, ai duhet te ekzekutohet si kerme.njesoj si ja mori jeten te ndjerit, na qenka bere pishman…???!!!

    1. a
      a.a

      ama u pendove? ec e ngjalle ate qe vrave tani...

      Lini një Përgjigje