Prokuroria e Tiranës kërkon që këngëtarja Enca Haxhia të qëndrojë në qeli në masë 'arresti me burg', teksa hetohet për kultivimin e 5 bimëve kanabisi në ballkonin e vilës së saj në Lundër.
Këngëtarja qëndroi 2 netë në paraburgim, pasi u arrestua nga efektivët, por Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë duke i vendosur masën e 'detyrimit për tu paraqitur'.
Gjatë seancës së kaluar, Enca Haxhiaj nuk foli para togave të zeza, ndërsa më herët është shprehur se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë. Ky pretendim pritet të faktohet edhe me analiza laboratorike, nëse është apo jo përdoruese.
Këngëtarja u arrestua më 14 shtator. Nëse do të shpallet fajtore, ajo rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg, për kultivim të lëndëve narkotike, pasi Kodi Penal ka mangësi dhe nuk ka ndarje sipas sasisë së kultivuar, duke sjellë për rrjedhojë që një i pandehur i gjetur fajtor, të dënohet nën të njëjtat kushte, si këngëtarja me 5 bimë, ashtu edhe një kultivues me parcela kanabisi.
Po s do mend kurva e ka bere gojoren bythoren dhe leku lek ,tani tjetri denohet per nje cigare ,kjo bucja me pese vazo dmth tre kg afersisht ,lihet e lire
Larg duart nga Lenca . Pak është e vrarë shpirtërisht, e vrisni dhe ju me keqdashësinë tuaj . Lenca është një vajzë shumë e ndjeshme , i vjen keq për çdo njeri që vuan Ajo dhe babai i saj (qoftë i parajsës) kanë ndihmuar shumë njerëz në nevojë . Edhe mamaja dhe motra e saj ndihmojnë njerëz në hall Lenca është vajzë e lexuar dhe shumë e sjellshme . Sa për fotografitë, të gjithë këngëtaret dhe vip dalin seksi në instagram e të tjera Lenca . është shpirt njeriu