Zbardhet skema e atentatit në Lezhë: Një makinë u preu rrugën, dy persona dolën me kallashnikov nga një makinë pa targa dhe qëlluan me breshëri

26 Prill 2026, 19:50Kronika TEMA

Zbardhet skema e atentatit në Lezhë: Një makinë u preu

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur këtë të diel në Balldren të Lezhës, ku 39-vjeçari Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, Gentjana Mujeci, mbetën të vrarë me breshëri plumbash.

Automjeti është bërë shoshë nga plumbat, ku nga verifikimet paraprake, sipas grupit hetimor, është qëlluar mbi 30 plumba në drejtim të makinës ku udhëtonin burrë e grua. Sipas verifikimeve dhe hetimeve paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se autorët kanë lëvizur me dy mjete, pasi kanë vëzhguar dhe monitoruar pothuajse të gjitha lëvizjet e viktimës ditën e sotme.

Mësohet se çifti, i cili po lëvizte në drejtim të Torovicës së Lezhës, në fshatin Balldren, është penguar nga një automjet që u ka prerë rrugën, duke detyruar Kreshnik Mujecin të ndalonte makinën.

Në këtë moment, nga një tjetër automjet, i cili raportohet se ishte pa targa, kanë dalë dy persona të armatosur me kallashnikovë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të çiftit Mujeci, duke i lënë të vdekur në vend.

Mësohet se 39-vjeçari dhe bashkëshortja e tij ka qenë duke drekuar në një restorant dhe autorët i kanë vëzhguar që në momentin që kanë dalë nga ambientet e lokalit.

Po ashtu, bëhet me dije se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon me pamjet për të krijuar një identikit të autorëve të dyshuar.

Deri më tani raportohet se pista kryesore e policisë është hakmarrja, pasi viktima, Kreshnik Mujeci, është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Genc Mhillajt në vitin 2016.

Më herët, për atentatin ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila theksoi se po punohet intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po ashtu, u mësua se çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci janë prindër të katër fëmijëve të mitur.

3 Komente

  1. T
    T

    Me vjen keq per femijet dhe gruan se jan te pa fajshem por per kta kriminele qe te vrasin per nje fjale goje as me leviz fare nervai .mir ja kan ber ktij mjeker cjapi se kta kurva te vrasin dhe fillojne te falen ne xhami pastaj .se kujtojne se zoti eshte budalla si puna e ktyre .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodran mar zot

      Ja pra kur vrasin dhe nje nene cfare mund te komentosh,marrzia ka arrit jashte permasave. Duhet nje xhandarmari ne vendin tone me pa tjeter dhe ligji me varje,nuk e duam fare europen duam jeten me shume

      Përgjigjjuni
      1. F
        Femijet

        Shume e dhimbshme, kater femije jetime..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje