Zbardhet vrasja e Andi Zylyfit: Si u nxor në pritë nga miku i shtëpisë, po luante domino me të atin

31 Korrik 2024, 15:18Kronika TEMA
Zbardhet vrasja e Andi Zylyfit: Si u nxor në pritë nga miku i

Teksa SPAK finalizoi operacionin i cili është vijmësia e "Plumit i artë’’, janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale të cilat kishin mbetur në hije prej vitesh.

Vrasja e Andi Zylyfit, një ndër atetatet më të renda në vend, duket se dosja e tij kishte zënë pluhur prej 2019, por SPAK përmes këtij operacioni ka arritur të faktojë eliminimin e tij.

Ekzkutimi i 26-vjeçarit, Andi Zylyfi u regjistrua më 13 dhjetor të vitit 2019 nga dosja hetimore rezultoi se Fatos Gosa i arrestuar në saj të operacionit “Plumbi i Artë”, ka qenë informatori i vrasësve me pagesë.

Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.

Por si ndodhi ngjarja:

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim  në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.

Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërriti pa shenja jete në spital.

Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, ka mbetur i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim.

Atentati ndaj dy të rinjve është bërë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’ ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash.

Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur.

26-vjeçari, Andi Zylyfi i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit.

Më 29 dhjetor të 2018 në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay.

Konkretisht, Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra.

Të akuzuar për këtë vrasje janë Talo Çela (koka e grupit), Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Sipas SPAK ndaj grupit, rëndon edhe akuza për “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, kundrejt Irfan Hazizit.

Lini një Përgjigje