
Personi i cili ka bërë audio-përgjimin kundrejt kandidatit për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, sipas edhe burimeve nga prokuroria dyshohet të jetë Arsen Rama.
Pas bërjes publike të këtij rasti në media i vëllai i tij, Abdul Rama, tregon në një intervistë për mediat se rasti dhe mënyra se si është trajtuar ka patur pasoja të mëdha tek ai vetë dhe familja e tij.
Sipas Abdul Ramës nuk dihet ende saktësisht nëse audio-përgjimin e ka bërë i vëllai i tij, pasi pas arrestimit të kandidatit Beleri nuk ka mundur të flasë më të, por ata si familje kërkojnë të distancohet nga kjo ngjarje.
“Çdo gjë e kemi marrë vesh në media. Nuk e dimë rolin e të dyshuarit në dosjen e përgjimit. Nuk kam folur me vëllanë përveç ditës kur u arrestua Beleri. Erdhi policia në 2 të natës dhe na mori në pyetje në komisariat. Policia ka marrë vetëm vëllain tim, babanë dhe familjarë që jetojnë në Palasë. Është një situatë e vështirë. Ne nuk kemi përgjegjësi për veprimet që ai ka kryer. Ai është 22 vjeç dhe nuk i dimë rrethanat, situata. Nuk kemi pasur kontakt me asnjë person. Na bie dhe ne një pjesë përgjegjësie. Nuk mbajmë anë”, u shpreh Abdul Rama për A2.
Abdul Rama pohon se kandidatin Beleri e kanë mik familjeje teksa ky i fundit i ka ndihmuar shumë herë. Me Belerin, sipas Abdul Ramës, familja e tij, por edhe i vëllai kanë patur vetëm marrëdhënie pune, për të shitur peshkun tek restoranti në Himarë i Belerit.
“Me Fredi Belerin kemi pasur raport miqësor. Për ne është një mik i mirë. Nuk kemi pasur probleme. Personi i dyshuar në këtë dosje ka pasur marrëdhënie se vetëm i çonte peshk në restorant dhe bashkë kanë bërë muhabet vetëm për peshk”, tha ai.
Amico nje.... Abdul!? O Zot, cfare tjeter do te na shohen site....!?
Poshteruese dhe e DESNUESHME eshte se si Mediat Publikojne edhe me Foto Identitetin e Njerezeve qe Bashkepüunuan me Drejtesine(Policine)....apo edhe disa dite me pare..kur shikoje Foto Grashe qe thonin se Ju Afruan Para ne kembim te votes.... @@Kjo Preke Sferen Private te njerzeve, si dhe u shkaterron Jeten Njerzeve duke i bere te "Njohur" per Publikun....Nuk me thote dikush:ku e kane gjetur te drejten e Publikimit Gazetat??Dhe a eshte kjo e lejushme??
VIKTIMA ?? Keni shume te drejte . Media Shqiptare eshte e gjitha nji Bordello e paguar nga Qarqe AntiShqiptare duke i sherbyer Te Huajve ne te gjithe drejtimet ,Kunder Shqiptareve ,duke i pergjuar ,Spiunuar , tradhetuar , "Media Bordello" e Shqiperise i ngjan nji Celule Spiunazhi ne funskion te gjitheckaje Anti Shqiptare , qe nuk rrespekton asnji lloj Privatesie apo Te Drejtat Qytetare , e cila vepron kunder Misionit te Vertete qe nenkupton nji medie e gazetari , qe vetem Etiketen kane te tilla pas bythe ,por qe ne realitet jane Gjaprinje qe Helmojne gjithcka Shqiptare . Ne nji Shtet te Vertete jo si ky joni Rrumpalle ose Deqjtesi Bordello , shumica e gazetareve dhe medieve qe spiunojne duke pergjuar gjithe shqiptaret ,cdo minute pas motoreve , do ishin Denuar ne Burge ose do i sihih mbyllur mediet . Kta jane Kafshe por edhe Kriminele _ jo Gazetare joMedie .
Mafia ja ka mbyllur gojen! Hmmm
Ama vetem per Peshk qenka puna.Atehere denojeni sic denuat Zevendesministren,per 1 arke peshk,1,5 vite burg.Burg per Kurven e Gerqise,do te beje Himaren Greke,Burg qe ti hapen felat mire,ti dale Diabeti nga Suma tani.NQS e lirojne,Shteti Shqiptar eshte Skllav i Gerqise.Turp i madh,te kesh frike nga Politika e Greqise,vetem ne Shqipni ndodh.Bullgaria,Kroacia,Rumania as nuk e pjerdhin Greqine ne Ballkan,Shqiperia i behet ure.
Punë grekqirash, gjellë qensh, vk..
Po me ngjala e me pesk zgjidhen hallet e popullit shqiptar!
Ore koqe kandari edhe kur shperndahet droge, muhebeti per peshk behet.
E paska hanger ky spiuni. Eshte ne lufte per vrimen e miut.
Na e keni bere Himaren si kryeqitetin e shqiperise!! Njerez te palare e pijanece hajdute gjate sezonit te veres ta shesin sapunin per djath. Boll me nacionalizmin grek dhe turk o popull. Jemi komb shqiptaresh 100 %. Boll na cate trapin shikoni si te rregulloni kombin tuaj dhe boll u moret me funderrina bejleresh dhe agallaresh......