Zbulohet identiteti i shqiptarit që humbi jetën duke tentuar t’i shpëtonte policisë me 1 milion euro drogë në makinë

26 Maj 2025, 11:00Bota TEMA
Zbulohet identiteti i shqiptarit që humbi jetën duke tentuar t’i

38-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik në Itali, është identifikuar si Arbër Meçaj.

Ndërsa, dinamika e gjithë ngjarjes, nga ndjekja e policisë te transporti i kokainës me vlerë 1 milionë euro, është zbardhur nga mediat italiane.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, policia ka qenë në pritë për Arbër Meçajn, pasi kishin marrë informacione se ai dhe bashkëpunëtori i tij italian, po transportonin drogë.

Sapo policia ka parë mjetin e 38-vjeçari shqiptar që ishte pa targa dhe po afrohej, ka ndezur sirenat e alarmit. Në këtë moment, ka filluar arratisja nga Meçaj, i cili në vend që të ndalonte u largua me shpejtësi në një Fiat 500 L përgjatë Via Santa Maria Goretti, duke e përfunduar udhëtimin e tij në Via Spaventa.

Për Mecajn, i cili mbante një çantë me 23 blloqe kokaine, nuk kishte asgjë që mund të bëhej. Ai vdiq menjëherë. Fiat 500 L doli nga rruga, duke u përplasur me forcë me një shtyllë dhe duke u përmbysur.

Sipas asaj që doli nga një fazë fillestare e hetimit, e cila synon gjithashtu të sqarojë dinamikën e saktë të ndjekjes, e gjithë ngjarja zgjati rreth 30 minuta.

Trupi i Arbër Meçajt është transferuar tashmë në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Poliklinikës Tor Vergata ku do të kryhet autopsia.

2 Komente

  1. E
    Erdogan

    Jeta eshte lufte. Ti luftove dhe ike me shpejt. Mire u takofshim ne boten tjeter. Une do vonohem edhe ca, se kam frike te luftoj.

    Përgjigjjuni
    1. x
      x-files

      keto jane mallkimet qe marrin keto kerma nga prinderit e shkrete qe punojne gjith jeten e tyre per te rritur femije te shendetshem, por fatkeqesisht u shkaterrohet jeta nga keta bastarde, si ky qe u perlplas me shtyllen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje