Zhdukja e arkave me “Bana King”, 20 punonjësit e portit para drejtësisë: Nuk dimë gjë se ku shkuan

19 Korrik 2022, 12:38Kronika TEMA

Zhdukja e arkave me “Bana King”, 20 punonjësit e portit para

20 punonjësit e sigurisë portuale dhe kompanisë “Bana King”, që u arrestuan për kontenierin ku mungonin rreth 50 arka me banane dolën këtë të martë para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.

Seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se të gjithë personat e ndaluar kanë mohuar që të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Ndaj tyre rëndon akuza “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kreyer në bashkepunim. Por hetuesit nuk kane ende prova konkrete nëse në kontenierin e ardhur nga Amerika Latine kishte lëndë narkotike.

Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Durrësit në datë 8 korrik. Por prej 10 ditësh askush nga kompania nuk ishte paraqitur për të marrë porosinë deri në ditën ku kontenieri u konstatua i hapur.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, agjentët e antidrogës mësohet se nuk kanë arritur të kapin asnjë pamje pasi kontenieri ka qenë jashtë zonës së mbulimit.

Ngarkesa ishte nisur nga Kolumbia, më pas ishte ndalur në Spanjë, Itali e në fund në Durrës. Ishin punonjësit e komapnisë ata që konstatuan mungesën e arkave me banane.

Policia dhe prokuroria e Durrësit dyshon se kontejneri është manipuluar në port, por nuk përjashtohet mundësia që hapja të jetë bëre gjatë transportit apo qëndrimit në portet e tjera.

Porti i Durrësit është një ndër pikat kryesore të trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë viteve të fundit në ngarkesat me banane të porositura nga komani shqiptare jane zbuluar sasi te medha kokaine.

4 Komente

  1. S
    Sali Ram Berisha

    Doni me te vertete ti gjeni provat? Ju them une: Shtroni ne dajak Ardit Gjebrene dhe te shoqen, dhe sa hap e mbyll syte, provat i keni para syve.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hi

      E bat edhe ardit gjebren narkos

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        Hahhaha po pse???? Ca lidhje ka??? Apo qe ben reklamen e bananes????

        Përgjigjjuni
      2. B
        Banane per te Tere reee

        Kush i volli bananeeet reee...gjeni bananet se do behet nami.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje