
I gjithë atentati i trefishtë tek mbikalimi i Fushë Krujës mesditën e së dielës dyshohet se ka ndodhur për rreth 120 sekonda.
Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se makina e autorëve i ka zënë pritë para makinës së viktimave dhe prej saj kanë dalë tre persona.
Ata qëlluan drejt makinës ku ishin Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Diklan Vata dhe më pas i vendosën flakën dhe u larguan.
E gjitha kjo ka zgjatur vetëm 120 sekonda dhe saktësia dhe precizioni i autorëve ka qenë tepër i lartë duke e mbyllur atentatin dhe ekzekutuar tre të rinjtë vetëm në pak çaste.
Teksa kanë kaluar mbi 24 orë nga ngjarja, ende nuk ka një autorë të identifikuar për atentatin. Ndërkohë, dy mjete janë gjetur të djegura në zona të ndryshme në Fushë-Krujë.
Lini një Përgjigje