Zjarri në Sazan, në rrezik municionet e pashpërthyera në një repart ushtarak

5 Qershor 2022, 21:23Kronika TEMA

Zjarri në Sazan, në rrezik municionet e pashpërthyera në

Ishulli i Sazanit, që prej pasdites së 5 qershor, është i përfshirë nga flakët dhe një vatër e madhe zjarri rrezikon të djegë qindra hektarë pyje, por mbi të gjitha ka një rrezik real sa i përket prekjes së një baze ushtarake me municione të pashpërthyera.

Në bazë të njoftimit të fundit nga Ministria e Mbrojtjes, grupet e punës vijojnë të jenë të angazhuara me shuarjen e zjarrit. Janë të angazhuar momentalisht 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës.

Vatra ka pasur një qetësi momentale gjatë pasdites por ajo është riaktivizuar, duke parë edhe terrenin dhe temperaturat avantazhuese për përhapjen e flakëve.

Bimësia e dendur e ka vështirësuar po ashtu ndërhyrjen e trupave.

Ish-reparti ushtarak në Sazan paraqet rrezikshmëri nëse përfshihet nga flakët, për shkak se municionet, të cilat gjenden aty, janë të pashpërthyera dhe mund të shkaktojnë dëme të shumta.

Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre.

Një apel për të pasur gatishmëri të plotë ka pasur edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka theksuar se situata duhet vënë në kontroll dhe duhet të jenë të angazhuara të gjitha forcat, për të evituar situatat e krijuara vitin e shkuar.

Gjatë verës së kaluar, një numër shumë i madh zjarres (edhe të qëllimshëm), e pushtuan vendin, ku nuk munguan as viktimat.

Akti i zjarrvënies së qëllimshme dënohet me burgim në Shqipëri.

Ndërsa, sipas institucioneve përkatëse, janë marrë masat që situatat të kontrollohen dhe të mos ketë dëme të mëdha në të gjithë vendin.

4 Komente

  1. P
    Politika degjenerimi qe rrethon vendin

    Po i djegin vete per te bere ndertesa te reja (resort) te pastrojne para droge sdine ku ti cojne se edhe ate vend te virgjer (pra pa demtuar). Me vjen keq por Rama e ka shkaterruar Shqiperine, gjoja nxjerr foto ne natyre e plehrat ne nentoke ne kryeqytet, nderkohe djeg pyje edhe te ishulli i paprekur, me pretendimin nga klima e nxehte. A ka uje ai vend rreth e qark nuk besoj se ka diku tjeter, nuk e shuajne dot veshtiresi. Po keto per 30 dite drejtojne OKB, po ku eshte qeveria, Peleshi po qenke Lesh jo Pelesh, katunar korce je vetem per restorante te hash e te pish e te blesh apartamente ne TR (kush te ka vene ty minister) ne fakt ku jeni per pune, jeni per varavingu hotele, plazhe e avion me u zhduk aq sa zgjodhet Bajramin si krushka ishit ne parlament. Apo opozita rrinte si jo te ftuar ne dasem per dhender pa nuse. PS e PD etj jeni degjenerimi I politikes, kultures e dijes. Vijne aty kush te vjedhi pasuri e te hapin kompani me familje, krushqi nga pasuria e vjedhur ne shtet.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poli

      Ku jane mietet...cfare masash moret nga zjarret e vjetshme...Sazani 4 km katror eshte mjafton nje Helikopter o qeveria e bojnave.....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

        Shkaku i zjariit dihet, eshte i qellimshem. Municionet jane te periudhes se luftes se pare apo te dyte Boterore, se ato te komunizmit i ka tret Qeveria e Saliut 1 dhe 2 e me pas ato te tre qeverive te Erdogan Rames. Ne kohen kur Ministre e Mbrojtjes ka qene Mrika (Mimi) Kodheli ka shitur armatime me 1 lek kilogrami duke lene ne bisht dy ministra Fatmir Mediun (Cami) dhe Arben Imamin, shto ketu edhe mosfunksionimin e radareve qe kontrollonin detin duke lejuar de fakto kontrobanden e droges, naturisht kundrejt thasrve me para qe merrte.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edhe ne Sazan ndizni Zjarre o KAFSH !!!!!!!!!!!!!!

          Eshte cmenduri qe ne ate vend ,paguhet nji Numer aq i madhe Policesh dhe nuk shef asnjiher te bejne detyren ,por degjon vetem skandale e vrasje . Thoni pastaj qe president muta ,s'ka telepati ! - Apo thu ja kan ven qellimishte njerzit e tij .Amon cfar bohet o Poltikanet me shkerdfhata te Njerezimit ,qe e trajtoni Shqiperine si Pronen tuj - o plehra hajnash e kriminelesh shperllash e katundesh ju shofte fara kush ju mbolli ne kte toke

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje