Zyrat e Vettingut i merr SPAK! Kompetencat i merr Dumani

15 Dhjetor 2024, 20:00Kronika TEMA

Zyrat e Vettingut i merr SPAK! Kompetencat i merr Dumani

Këshilli i Ministrave vendosi të kalojë nën administrim të SPAK dhe të ministrisë së drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve mbasi nga 1 janari 2025 do të marrë kompetencat e komisionerëve publikë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani.

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino pasohet me marrjen e stafetës nga kryeprokurori i posaçëm i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.

Ky vendim vjen me mbarimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve publikë që në 31 dhjetor shkrihen.

Mandati i vazhdimit të vettingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vettingut u kontrolluan 805 funksionarë prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë.

Aktualisht kanë mbetur për tu shqyrtuar në KPA mbasi janë apeluar 42 gjyqtarë dhe prokurorë.

nga ana tjetër në gjykatën e Strasburgut janë ankuan 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.

Megjithatë pretendimet  më tani  gjykata evropiane e të drejtave të njeriut është shprehur me vetëm një vendim për rikthim në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, për të cilën procesi që ishte kryer në vendin e saj u vlerësua si dispropocional.

4 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...SPAK po vepron si ai gjyqi me dyer te mbyllura i Enverit...A eshte aprovuar ne Parlament kjo levizje e dyshimte?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      PO PO ,POR KARLECIN NUK E KANE PYETUR

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Spaku eshte krijuar me vendim parlamenti dhe veprimtaria e tije dhe e gjykates se posaqme, eshte e nje organi kushtetues qe eshte e rregulluar me ligj. Keto detyra qe merr ne kete kohe a jane te rregulluara me kushtetute? Apo si cdo gje ne Shqiperi eshte rrumpalle, ku ministri i drejtesise se ripjelljes qe duhej te ishte i pandehur per vrasjen e ndodhur ne burgun e Pecinit, merr keto detyra kushtetuese.

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

          Nje Kelysh te Sorosit se keni goditur ende der me sot kjo mbase ngaqe jeni nje fshese qe pastron vetem rrugen Jo shtepine!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje