33 vjetori i Koha Jonë: Presidenti Begaj dekoron Nikollë Lesin: Nga sot "Mjeshtër i Madh" me dekret

11 Maj 2024, 15:09Kulturë TEMA

33 vjetori i Koha Jonë: Presidenti Begaj dekoron Nikollë Lesin: Nga

Sot është 11 Maj, përvjetori i 33-të i daljes së numrit të parë të gazetës së pavarur, KOHA JONE. Gazeta KOHA JONE me 11 maj 1991 doli si gazetë e lirë.

Pikërisht sot Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi në një ceremoni zyrtare Dekretin me Dekoratën e Lartë botuesit të KOHA JONE, Nikoll Lesi.

Në ceremoni ishin gazetarë dhe ish-gazetarë të gazetës KOHA JONE.

Në fjalën përshendetëse Presidenti Republikës tha:

Jemi këtu sot për t’i dorëzuar titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarit, drejtuesit dhe botuesit të suksesshëm, Nikollë Lesi.

Ky titull i firmosur nga unë disa muaj më parë, nuk u tërhoq nga zoti Lesi.

Përmes një modestie të pashëmbullt, ai kërkoi që titullin ta tërhiqte në 33-vjetorin e gazetës “Koha Jonë”, pikërisht më 11 maj. Siç m’u shpreh,- ky titull shkon për kontributin, pasionin, profesionalizmin, sakrificat dhe idealizmin e gjithsecilit prej atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi mediatik.

Emri i Nikollë Lesit është pazgjidhshmërisht i lidhur me gazetën që ai themeloi, drejtoi dhe botoi, gazetën “Koha Jonë”.

Për shqiptarët që e kanë lexuar e ndjekur, Gazeta “Koha Jonë” pati një ndikim të fortë në kapërcyellin e dy shekujve në Shqipëri.

Ajo ishte një medie e lirë, një shkollë gazetarie, një akademi që rriti dhe frymëzoi disa breza.

Nikollë Lesi, me vizionin e tij për medien e lirë e të pavarur dhe frymën opozitare vendosi në gazetarinë shqiptare standardin e guximit për të shkruar të vërtetën. 

Liria e medies është liri e të menduarit dhe të shprehurit, është liri e fjalës është thelbi i demokracisë dhe unë mendoj se askush nuk duhet të ketë frikë nga kjo.

Shoqëria jonë ka gjithmonë nevojë për zëra të cilët mbartin frymën e lirisë dhe pavarësisë në fushën mediatike.

Prandaj shembulli i medias “Koha Jonë” dhe botuesit të saj, përbëjnë një burim frymëzimi dhe shprese sidomos për brezin e ri të gazetarëve.

Ata sot përfundojnë formimin e tyre në degën e gazetarisë dhe komunikimit, formim që për shumë nga gazetarët e 30 viteve të fundit kaloi nga shkolla e medias “Koha Jonë”.

Sot ish gazetarët e “Koha Jonë” janë kudo në median shqiptare, madje e drejtojnë atë. 

Ata kanë ruajtur e kanë marrë me vete nga ajo kohë idealizmin dhe pasionin, pasi në çdo kohë këto janë vlera që duhet të shoqërojnë profesionalizmin dhe paanësinë në thënien e së vërtetës.

Vetëm kështu ata kanë arritur të jenë faktorë, influencues të opinionit publik dhe të meritojnë të qenurit Pushteti i Katërt.

Gëzuar 33 vjetorin Koha Jonë!

Gëzuar Nikollë Lesi!’- përfundoi Presidenti i Republikës.

Pas fjalës së zotit Bajram Begaj e mori fjalën botuesi i KOHA JONE, Nikoll Lesi, i cili falenderoi Presidentin për vlerësimin dhe nderimin që i bëri personalisht, por Lesi theksoi se kjo Dekoratë është për të gjithë gazetarët që kanë punuar e shkruar në KOHA JONE që nga maji i vitit 1991 e deri me sot.

 

5 Komente

  1. E
    Evropiani nga Shqipëria

    Shtet muti

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexues

      Turp për Presidentin që dekuron një gazetar byth lëpirës , maskara .

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haka Tekizoti

        Dekorohet tani, kur prej kohësh është bërë mik me atë që i dogji gazetën dhe i mori jetën një gazetari të tij e plot e plot gjëma të tjera bërë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Duket si kundërthënëse. Disa dekorime të rëndësishme prandaj bëhen pas vdekjes, sepse vetëm i vdekuri mund të mbetet besnik i veprave, për të cilat ia vlen të dekorohet. Po, me sa duket, presidenti ka qenë në vështirësi për të gjetur në Atdheun tonë të vogël ndonjë mē të mirë se Lesi për dekoratën "Mjeshtër i madh". Kēshtu ndofta mund të justifikohet ndotja e dekoratës.

        Përgjigjjuni
        1. o
          ok

          ok

          Përgjigjjuni
          1. G
            Genti35

            Filloi dhe ky si Likja tani? Sdo ngele njei tani pa marre titull mjeshter. O President, per cfare mutin e mori kete titull ky mjeshter i madh? Mund ta dekoroje me titullin Muti i Madh. Ky Bajrami me duket me qullac se Meidani.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje