Në kuadër të ditës së Evropës u shfaq filmi dokumentar në Universitetin e Korçës

10 Maj 2024, 14:34Kulturë TEMA
Në kuadër të ditës së Evropës u shfaq filmi

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkëpunim me Njësinë e Integrimit - Bashkia Korçë dhe Universitetin “Fan S. Noli”, në kuadër të Ditës së Evropës shfaqi filmin dokumentar “Human Flow”, të autorit Ai Weiwei.

Filmi i parapriu një bisedë rreth tematikës së BE-s dhe integrimit të Shqipërisë me të ftuar Aida Kristo nga Bashkia Korçë dhe pedagogen e sociologjisë Maria Dojçe, në prani të pedagogëve dhe studentëve të fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane pranë Universitetit Fan S. Noli, Korçë.

Në pjesën e dytë të takimit u shfaq filmi “Human Flow”, një realizim i regjisorit kinez Ai Weiwei. Film patjetër me tematikë të gjerë shoqërore.

Në film trajtohen dramat dhe problematikat me të cilat ndeshen grupimet dhe individët, të cilët për shkak të varfërisë, ideve dhe përndjekjes detyrohen të ndryshojnë në mënyrë përfundimtare vendbanimin e tyre duke varur fatin e tyre pas shpresës se e ardhmja do të jetë më e mirë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje