Giovanna Nanci fiton çmimin e përkthimit të "FjalaFest 2024"

9 Maj 2024, 12:58Kulturë TEMA
Giovanna Nanci fiton çmimin e përkthimit të "FjalaFest

Fituesja e Çmimit të Përkthimit FjalaFest 2024, është përkthyesja Xhovana Nançi (Giovanna Nanci), për punën e saj duke sjellë nga shqipja në italisht librin “Diktatori në kryq” të shkrimtares Mira Meksi.

Juria e çmimit FjalaFest që shpalli fituesin përbëhet nga: presidenti prof. Mateo Mandalá (Matteo Mandalà), prof. Xhuzepina Túrano (Giuseppina Turano) dhe dr. Karlo Pelikano (Carlo Pellicano). Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 19 maj në kontekstin e FjalaFest. Përgëzime Xhovana Nançi (Giovanna Nanci)!

FjalaFest është një festival që i dedikohet tërësisht letërsisë shqipe por që ka veçantinë që po mbahet në Milano.

Një urë komunikimi mes dy vendeve tona, për letërsinë shqipe është diçka e mirë që të promovohet dhe përkthehet anëkënd botës. A.K./TemA

 

 

 

1 Komente

  1. s
    shqip

    Jane per tu admiruar disa individe qe zgjedhin gjuhen shqipe si profesion te jetes se tyre. Ne kete kuader, Giovanna Nanci duhet respektuar si nje prej ketyre personave qekontribojne ne perhapjen e kultures sone te lashtedhe ate te sotmen ne Itali apo me gjere. Respekte Giovanna Nanci.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje