Në Bazament Art Space artisti i ri Valdrin Thaqi ka hapur ekspozitën “Mendoj se tani ma zë syri”, “I think I see it now”.
Kjo ekspozitë vjen e kuruar nga Domenico de Chirico. Ekspozita do të çelet ditën e sotme me 8 Maj në orën 18 :30 dhe do të qendrojë e hapur në Bazament deri me 7 Qershor.
Ekspozita bën fjalë për relacionin që ka hapësira me syrin, me artin pamor dhe si i raportohet të shikuarit mjedisit të huaj dhe familjar (shtëpisë).
Veçantia përvijon të gjithë procesin krijues dhe e padallueshmja bëhet një mjet që stërvit kujtesën duke e mbajtur subjektin (entuziastin e artit) në tension të përhershëm me veten. Procesi i rrëmimit në kujtesë është më i rëndësishëm se kujtesa vetë.
Valdrin Thaqi ka lindur në 1994 në Skenderaj të Kosovës dhe është diplomuar nga Akademia e Arteve të Bukura të Prishtinës në 2019. Arti i tij përfshin instalacionie dhe piktura. Momentalisht ai jeton dhe punon mes Prishtinës dhe Berlinit. A.K./TemA
Ua sa mire. Suksese Mero, lajm shume i rendesishem