
Eurovizioni i 68 do të zhvillohet në Malmo të Suedisë këtë vit. Është një ngjarje shpirtërore duke marrë parasysh supergrupin suedez ABBA që janë dhe banda më e famshme që doli nga konkursi, të kurorëzuar fitues 50 vite më parë.
Të urryer dhe të dashur njësoj për ritmet që të ngecin në vesh, baladat e fuqishme, dhe performancat rioshe që të përlotin, megjithatë, nuk ka një pretendent kryesor këtë vit në Eurovizion, gjë që do të thotë që është lojë e hapur.
Elefanti politik në dhomë është sigurisht pjesëmarrja e Izraelit pas konfliktit që vazhdon në Gaza, ku shumë artistë janë inkurajuar të bojkotojnë ngjarjen prej pjesëmarrjes së tyre.
Deri më tani askush nuk është tërhequr nga konkurrimi. Me 37 vende që po i drejtohen gjysëmfinaleve me një finale të madhe në horizont që do ketë 26 këngë, çfarë mund të presim dhe të shohim nga nata e së martës?
Kroacia është tanimë vendi që duhet mundur me Baby Lasagne (emri i vërtetë Marko Purisic) që këndon “Rim Tim Tagi Dim”. Kënga përshkruan tensione e kroatëve të rinj që largohen nga atdheu i tyre për të kërkuar mundësi më të mira jashtë shtetit nepërmjet personazhit të një fermeri që largohet nga shtëpia dhe maces së tij për tu bërë “djalë qyteti”.
Një favorit tjetër kryesor është Zvicra, me Nemo që këndon “The Code”. Performuesi 24 vjeç këndon për të bërë bashkë disa zhanre muzike nga repi, rroku, dhe opera klasike.
Ndërkohë një këngë që veç sa është bërë më popullore është “Teresa dhe Maria” nga Ukraina që këndohet nga Alonya Alonya dhe Jerry Heil. Alonya, 28, është një repere e njohur në Ukrainë ndërsa Heil, 32, u bë i famshëm në Youtube dhe mori pjesë në X Factor.
Në konkurrim është gjithashtu Italia me « La Noia » e Angelina Mango që përkthehet si “Mërzia”. 23 vjeçarja tha për revistën italiane të rrokut Rockol që ndërkohë që mërzia shihet si diçka negative, ajo e sheh si një kohë për veteksplorim, duke shtuar: “Ndërmjet një jete me ulje ngritje dhe një të mërzisë, do zgjedh gjithmonë një me ulje ngritje por do i lë gjithmonë kohë dhe mërzisë.”
Performanca e Hollandës nga Joost ka padyshim refrenin më të tërheqës te “Europapa”, një këngë që do ngazëllejë dhe zemërojë në mënyrë të ngjashme. Më herët një review i këngës tha që ishte aq keq sa mund të largonte dikë nga muzika përgjithmonë.
Vendi pritës Suedia shihet gjithashtu si me mundësi për fitore të njëpasnjëshme të përfaqësuar nga vëllezërit binjakë norvegjezë Marcus dhe Martinus Gunnarsen që përfaqësojnë me këngën e tyre me titull “Unforgettable”. Franca me Slimane dhe këngën "Mon Amour" ka shanset e veta. Shqipëria përfaqësohet me "TITAN" nga Besa Kokëdhima.
Por votuesit e Eurovizionit, si publiku ashtu dhe juria e ekspertëve do jenë sigurisht ato që do gjykojnë. A.K./TemA
E kemi marre vesh me kohe qe ne kete festival nuk fiton ndonjehere me i miri. Eurovision funksionon vetem me miq dhe inate. Kurse publiku torollak adoleshent voton per rrokera debila.
Ketu fitojme vetem palacot.
Dhe kjo paëaco gazetare nuk përmënd Shqiperinë në këtë shkrim
Vertete si mund te shkrush per nje ngjarje kaq te madhe dhe nuk denjon te permendesh vendin tend!!! Vertete palaco gazetare.
Nata e pare e nudos. Gjoks, vithe, shale dhe patjeter kafsheri.
Kurse nata e trete "ajka" e atyre gjerave te nates se pare dhe te dyte! To whom it may concern!