Ditën e nesërme, me 8 Maj në orën 11:00, Autoriteti i Dosjeve organizon nje aktivitet për arratisjet dhe vrasjet në kufi. Kjo ekspozitë me dokumente arkivore paraqet « Shkelësit e kufirit » në Korçë, Ersekë dhe Pogradec.
Bëhet fjalë për ngjarjet gjatë viteve ’44-’91. Më 8 maj 1990, Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi ndryshimin në Kodin Penal, sipas të cilit kalimi i kufijve nuk përbënte më tradhti ndaj atdheut. Pavarësisht këtij ndryshimi, persona të pafajshëm janë vrarë nga forcat kufirit edhe përgjatë vitit 1990.
Po në këtë ditë, si çdo 8 maj, Evropa kremtonte gjerësisht në kontinent fitoren mbi nazizmin dhe totalitarizmin, por Shqipëria, 45 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ende dëshmonte se tentativat për arratisje vijonin të rezultonin fatkeqe.
Në këtë kuadër, Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të shtetit organizon aktivitetin përkujtimor mbi përpjekjet e shqiptarëve për të kaluar kufirin në territorin Pogradec-Korçë-Ersekë, në të cilat shumë prej tyre mbeten të vdekur, të tjerë u arrestuan dhe vuajtën dënime të gjata. A.K./TemA
Vini ne Ekspozite edhe ate shokun e klases qe e ka kallzue IM.
Po, kjo qenka ngjarje e madhe merjahu, heroike dhe madheshtore. Si s'na treguat me heret te vinim nga Parisi per te marre pjese ne nje ngjarje ku tregohet se si shqiptaret properendimore guxonin te shkelnin ligjet e kohes per hir te barkut dhe qejfit. Ne kete kohe qe ndodhnin keto ngjarje, Franca " demokratike " vriste mbi 200 protestues pro-algjeriane dhe antikolonialiste neper Paris, Marseje, Lion etj., ndersa Amerika i vriste mijera zezake neper rruget e New Yorkut, Los Angelos, Hustonit, Cikagos etj. si dhe studentet qe protestonin paqesisht ne Illinois. Sapo ta marrin vesh, edhe keto shtete do te organizojne " ekspozitat me te vraret nga diktaturat ". O popull legen ! Mos bjer viktime e matrapazeve politike, sic ke rene gjithmone, por kujdesu per familjet dhe te ardhmen tende, ndersa politikanet " demokrate " te radhes po te zhvasin cdo dite si ujku prene !