Të premten, 10 maj 2024, ora 10.00, në sallën "Akademikët" do organizohet një tryezë shkencore kushtuar albanologut francez Mario Roques.
Mario Roques është autor i veprës "Recherches sur les anciens textes albanais / avec huit fac-similés" ose në shqip "Kërkime rreth teksteve të vjetra shqip / me tetë fac-simile"; anëtar i Akademisë së Shkencave Gjuhësore e Letrare të Francës; anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Belgjikës.
Kjo tryezë e hapur shkencore është përgatitur e organizuar nga departamenti i studimeve letrare i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave.
Në tryezë do të marrin pjesë me kumtesa figura si Anila Omari, Tomorr Plangarica, Evalda Paci dhe Mimoza Priku, të gjithë akademikë. Kumtesat do të pasohen me diskutime. A.K./TemA
Kryeministri Edi Rama gjithnje e me shume po na befason per te mire. Kjo levizje perpara e Akademikve shqiptare eshte e qelluar dhe shume e mirseardhur. Si duket Akademia Shqiptare kesaj radhe do te na zyrtarizoj faktet ekzistuese mbi gjuhen shqipe te shkruar shume me heret sesa Meshari. Akademia, besojme shuem, do ta na flasi per dokumente te shqipes se shkruar qush ne shekullin 11 -12. Ne shqiptaret jemi te sigurt se gjuha shqipe eshte shkruar shume e shume me heret, por edhe ky vertetim deri te shekulli 11-12 eshte nje hap i mire. Suksese Akademikve, dhe nje bravo te madhe per Kryeministrin Edi Rama.