Çelet sot në Shkodër "Java e Evropës"

4 Maj 2024, 18:36Kulturë TEMA
Çelet sot në Shkodër "Java e Evropës"

Delegacioni i Bashkimit Europian ka çelur sot javën e Europës 2024 me një sërë aktivitetesh që synojnë promovimin dhe kremtimin e gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe të drejtave të njeriut.

Përmes artit, muzikës, panaireve, ekspozitave dhe paneleve të diskutimit të organizuara nga veriu në jug të Shqipërisë nën moton “Evropa është këtu”.

“Jemi përpjekur që të mos të kufizohemi vetëm në Tiranë por edhe që të dalim nga kryeqyteti në veri dhe në jug, kështu që kemi zgjedhur Shkodrën dhe Gjirokastrën si vende ku ne do të kemi aktivitete. Sigurisht përveçse Tiranës. Në datën 4 Maj do të jemi në Shkodër ndërsa në Gjirokastër në datën 6 maj, dhe sigurisht në datën 9 Maj në Tiranë”.

Sipas Gonzato (përfaqësues i BE) ndërsa Shqipëria ecën përpara në rrugën e saj në BE, BE dhe shtetet anëtare të saj vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre në fushën e të drejtave themelore për ta sjellë Shqipërinë më pranë standardeve të saj.

Këtë vit delegacioni i BE ka vendosur partneritet me orkestrën rinore të Ballkanit Perëndimor.

“Muzika është ai motori drejt kohezionit, drejt mirëkuptimit, që tregon se cilat janë vlerat tona të përbashkëta dhe prandaj sivjet ne kemi partner të rëndësishëm orkestrën rinore të Ballkanit Perëndimor”.

Në Tiranë “Java e Evropës” do të zhvillohet në sheshin “Italia” me 9 Maj me panairin e Bashkimit Europian dhe performancat e korit gjithëpërfshirës dhe muzikantët e orkestrës rinore të Ballkanit Perëndimor. A.K./TemA

1 Komente

  1. D
    DR

    Durrësi si zakonisht duhet të ngrehi qetë edhe të shkojë në TR qoftë edhe për një birrë ...se as rrugë sna ka mbetur më

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje