
Ditën e sotme, në qytetin verior të Shkodrës ngritën siparin “Javët e Europës”. Ditën dhe mbrëmjen e 4 Majit në qytet u përcoll një frymë e re artistike.
Nepërmjet muzikës dhe kinemasë, dy prej mediumeve më popullore perëndimore, pas perëndimit të diellit shkodranët patën dhe ata mundësinë të ndiheshin pjesë e botës jashtë.
Ishte kinemaja pasdite në fakt ajo që i shoqëroi qytetarët përgjatë shëtitjes së tyre mbrëmësore, përgjatë një shëtitje që nuk ishte si të tjerat.
Përkarshi Liqenit të Shkodrës në Shirokën që gëlonte nga njerëzit por disa shumë më të interesuar për shoqërinë e njëri tjetrit apo atë të celularëve filmi megjithatë e gjeti rrugën e vet për tu bërë pjesë e mbrëmjes.
Ishin të vegjlit ato që morën stafetën në duar për të mbushur karriget në shoqërinë e një filmi francez. Ishte “Catwalk” filmi i zgjedhur dhe fëmijët nuk mund të mos shtrëngonin fort vendet e tyre në këtë eksperiencë 5D këtë herë në ajër të pastër. A.K./TemA
Kinemaja pa kinema.