Ministria e Kulturës organizon nesër dëgjesë publike për Parkun Arkeologjik të Bylisit

6 Maj 2024, 17:57Kulturë TEMA
Ministria e Kulturës organizon nesër dëgjesë publike

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të organizojë një tryezë të hapur për promovimin e Trashëgimisë Kulturore ditën e nesërme.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim (AICS), bën ftesë të hapur në dëgjesën publike të radhës për Planin e Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe qytetit antik të Klosit.

Dëgjesa do të mbahet më datë 7 Maj 2024, ora 09:30, në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Për të dhënë mendimet duhet të regjistroheni në linkun që ka paraqitur ministria. Lajmin e ka bërë të ditur ministry Gonxhja në facebook. A.K./TemA

Lini një Përgjigje