"Politika e Luleve", në Galerinë Zenit mbahet mbrëmje poetike

8 Maj 2024, 08:05Kulturë TEMA
"Politika e Luleve", në Galerinë Zenit mbahet mbrëmje

Kurrnjëherë nuk diçka që i lidh lulet dhe politikën, apo jo? Mendoni ndryshe. Në Galerinë Zenit, Pallatet Agimi para dy javësh u mbajt mbrëmja poetike pikërisht me këtë titull. “Politika e Luleve”.

Poemat varionin nga shekulli i 20të në atë të 21 dhe u përzgjodhën nga shkrimtari dhe botuesi Krenar Zejno.

Në kornizën e natyrës që i jep dritë fjalës dhe e kthen atë në muzikë më poshtë në foto shihet dhe inspirimi i kësaj mbrëmjeje poetike që është pikërisht drita.

“Qyteti i Dritës” do e quante Kadare Parisin te libri që i kushton Angjelin Preljocaj dhe drita këtë herë është lidhësi i natyrshëm mes fjalës dhe imazhit.

Mbrëmja poetike u zhvillua në kuadër të ekspozitës që po ndodh tani “Petale të panumërta” ose “Innumerable petals” në anglisht. Ekspozitë kjo e kuruar nga Endri Dani dhe Markus Waitschacher. Kjo ekspozitë është një bashkëpunim mes Galerisë Zenit dhe Galerisë Zeta. A.K./TemA