Shkodrës i është kthyer sahati pas 3 dekadash, një nga simbolikat e qytetit që prej vitesh nuk ishte funksionale. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto se si duket tashmë sahati Shkodrës i restauruar.
Sahati ndodhet në një pallat 6-katësh në qendër të qytetit.“Rilind edhe zemreku i sahatit simbol në Shkodër, pas një agonie të gjatë”, shkruan Rama.
Ka qenë një iniciativë e Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci, cili ka kërkuar që kjo vepër të rivihej në funksion ndërkohë që gjatë verifikimit u gjet mekanizmi i orës mbi 120 vjeçare.
Mekanizmi ishte ruajtur nga familja shkodrane, Kurraj për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit dhe është restaturuar dhe ndrequr për tu vënë në funksion. A.K./TemA
Po si ka mundësi që nuk e bëri Voltana, ajo që i bonte t'tana?? Po as Josefina, ajo që të gjitha gjojnat i dijna?? (Po të paktën të na thonë SH, Po brekët e tyre i ndërronin ato??)