Policia ka raportuar se një roje sigurie është qëlluar natën e kaluar jashtë shtëpisë së reperit kanadez Drake.
Policia tha se të dyshuarit e gjuajtën rojën me një automjet në cep të Park Lane Circle Mansion rreth orës dy të natës të enjten përpara se të largoheshin.
Mbetet e paqartë nëse Drake ishte në shtëpi kur ndodhi incidenti apo nëse ishte ai në të vërtetë shenjestra e gjuajtjes.
Ai për momentin është përfshirë në një luftë fjalësh me rivalin e repit amerikan Kendrick Lamar.
Por policia tha se ishte shumë herët në hetimin e tyre për të folur për një motiv.
“Ne jemi në kontakt me ekipin e Drake dhe ato po bashkëpunojnë,” tha Inspektori Paul Kraëczyk i Task Forcës për Armët.
Ai gjithashtu tha që policia momentalisht po vlerësojnë video që kanë kapur gjuajtësit por nuk po jep informacione sepse ka probleme me cilësinë e videos.
Viktima është në spital dhe në gjendje serioze shtoi ai.
Dëshmitarët i thanë medias kanadeze që ai ka shumë plagë me armë zjarri, përfshirë një në kraharor.
Kryebashkiakja e Torontos Olivia Choë i tha reporterëve që ishte njoftuar nga policia për gjuajtësit por refuzoi të jepte detaje.
“Çdo incident me armë nuk është i mirëpritur në këtë qytet dhe shpresoj që policia do i gjejë njerëzit që po shkelin ligjin dhe do i kapë,”- tha ajo.
Sfida në rep mes Drake dhe Lamar është kthyer shumë personale fatkeqësisht me një numër të madh “këngësh diss” të shkëmbyera mes dy yjeve më të mëdhenj të hip hopit përgjatë fundjavës.
Shtëpia e kanadezit, në Bridle Path në Toronto, është subjekti i këngës më të fundit të Lamar “Not like us” që po thyen rekorde në rankimet amerikane dhe botërore.
Në këngë Lamar e akuzon Drake se ka pasur marrëdhënie me vajza nën moshë dhe se ka një fëmijë sekret, me imazhin që sugjeron se ai po strehon shumë maniakë seksualë në shtëpinë e tij.
Përgjigjia e Drake, The Heart Part 6, mohon akuzat dhe thotë se “ndihet i neveritur” nga ato.
Reperi ka diskutuar shtëpinë e tij, të cilës i referohet si Ambasada, në muzikën e vet dhe në media sociale. Portat e saj janë dy herë më të larta sa lejohen nga ligji, për shkak të nevojave të larta të sigurisë.
Fotografitë online tregojnë se prona është rrethuar me shirit të verdhë ndërkohë që policia heton ngjarjen. A.K./TemA
Lini një Përgjigje