Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit autori i ri Defrim Çeka promovoi pardje romanin e tij “Kufiri”.
Brezat e rinj të artistëve frymëzojnë dhe kur i sheh ato të përpiqen të lidhin jetën më shkrimin, ose dhe më mirë, ta kthejnë jetën në shkrim nuk mund të kthesh kokën mënjanë.
Sigurisht që çdonjëri prej tyre nuk mund të pretendojë të jetë një yll dhe një sukses i menjëhershëm por mund të japin kontributin e tyre në fushën që duan.
Dhe pikërisht kjo duhet të jetë kryefjala e letërsisë së re. Ta duash atë që bën dhe ndonjëherë, kur ndihesh sikur nuk është koha për atë që bën, jo të heqësh dorë por të pushosh vetëm pak.
Defrim Çeka i përket një brezi të ri letrarësh. Ai ka lindur në qytetin e Elbasanit, ka studiuar për inxhinieri po asnjëherë nuk ka lënë pas pasionin e tij për letërsinë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje