
Gërmimet me kantierin e shkollës së mesme Gjergj Kastrioti në Durrës kanë nxjerrë në dritë një tjetër mozaik, edhe më i veçantë se mozaiku i zbuluar një muaj më parë, në të njëjtin vend.
Të dy mozaikët mendohet se i përkasin shekullit të I para erës sonë. Arkeologët thonë se mozaiku në ngjyrat e bezhë dhe me pika blu i përket pishinës së një vile, ku tregon nivelin e lartë të ndërtimeve për kohën.
Arkeologu Luan Përzhita tregon se kemi të bëjmë më zbulimin e një vile dy katëshe me të paktën 8 hapësira të mëdha banimi, ndërsa interes të lartë arkeologjik ka pasur edhe zbulimi i sistemeve hidraulike të kohës, me kanale të veçanta për të kaluar uji i ngrohtë.
“Kemi zbuluar hapësira banimi të lashta që kanë qenë të ndritura në atë kohë në 2 kate, linjat e murit tregojnë se kemi dhe një hapësirë tjetër për të gërmuar që është 3 metra e gjysmë që lidhet me katin e pare të banimit. Kjo vilë përbëhet nga 7 ose 8 hapësira të mëdha deri sa kemi zbuluar deri tani. Një tjetër sektor i rëndësishme lidhet edhe me sistemin hidraulik, kemi gjetur disa mbulesa të kanaleve që kalonte uji i nxehtë në atë kohë si dhe kemi një zbulim sensacional që ndodhi sot, ku u zbulua një mozaik i dytë. Kemi një mozaik me ngjyrat e bezhës ose panës i alternuar me disa pika në ngjyrë blu. Mendohet se janë të periudhës që lidhet me fund të shekullit të I të erës sonë. Ky mozaik është zbuluar në pishinën e kësaj vile, kemi të bëjmë me ndërtimin e një pishine që tregon për një nivel të larë të ndërtimeve për kohën dhe trajtimin e kësaj pishine me afreske shumëngjyrëshe. Gërmimet kanë sjellë zbulimi dhe struktura të reja arkeologjike, kemi elementë qeramike apo zbukurim të lashtësisë”, tha arkeologu.
Pak ditë më parë në këtë vend , me rifillimin e gërmimeve dolën në drite gjetje të rëndësishme si rifiniturat e veshjeve të brendshme të vilës, pllaka me dekoracione të Mesdheut, veçanërisht në Pompei, të cilat datonin të periudhave para dhe pas lindjes së Krishtit. A.K./TemA
Kush do me pre bast qe do i bojn nji derr pallati siper?
Liu-informohu para se te shkruash gomarlleqe. Ka nje ligj qe denon shume rende ato qe prishin objekte arkeologjike. Ky ligj eshte bere ne kuadrin e perafrimit te legjislacionit shqiptar me ate te BE-se. Nuk ka burr nene qe nderton pallate mbi objektet arkeologjike, prandaj harroje kete qe ke shkruar.
Po tallesh juristi?! Kush pjerdh per BE-ne?! A nuk ndertuan para disa vitesh mbi Pompeun durrsak, lulishten 1 maji dhe u shkaterrua nje lagje e tere antike?
Dil një xhiro ne DR edhe e sheh mirë ligjin edhe përafrimin me legjislacionin e BE ...edhe pastaj dil prap këtu edhe pëllit si një kërriç i sapolindur
pishin romake ,,,,shqiptaret skishin ardh akoma ,,,erdhen mbas Atiles,,,,