Përkujtohet me një takim në ditëvdekje Mitrush Kuteli dhe vepra e tij

10 Maj 2024, 13:20Kulturë TEMA
Përkujtohet me një takim në ditëvdekje Mitrush Kuteli dhe

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi dje në kuadër të vdekjes së shkrimtarit të shquar Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) një takim përkujtimor për të nderuar figurën dhe punën e tij madhorë në lëmin e letrave shqipe.

Në këtë takim morën pjesë të familjarë, miq të Kutelit, njerëz të letrave si dhe lexues të autorit Kuteli apo studiues të ndryshëm.

Fjalën e rastit në takim e mbajtën studiuesi Behar Gjoka, prof. Kastriot Gjika si dhe djali i tij, Pandeli Pasko.

Mitrush Kuteli dallohet jo vetëm për gjuhën dhe stilin e tij në shkrimet prozaike, por edhe si një intelektual i cili punoi fort për t’i dhënë historisë së letërsisë shqipe jo vetëm Kutelin por edhe figura të tjera si Lasgushi apo Noli.

Një prozator i hollë dhe një stilist i fjalës së shkruar, Kuteli ka ndër tregimet e tij më të fashme ato për mitologjinë shqiptare (Tregime të moçme shqiptare) A.K./TemA

 

1 Komente

  1. S
    Skënder Beu

    Kolazhin e fotove e paska zbukuruar Mia Leka.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje