Në Teatrin Metropol Gjergj Kaçinari, promovon në një koncert live albumin debutues “The day before tomorrow” që përfshin tetë këngë të reja.
Albumi është një paketë e plotë promovuese me materiale dhe detaje të dedikuara që do t’i gjenden në mbrëmjen e shfaqjes në teatër.
Shfaqja do të mbahet me 29 Maj në orën 19:30 dhe pritet të jetë një festë e vërtetë për të gjithë adhuruesit e muzikës rock.
Gjergj Kaçinari është një nga emrat më të mirënjohur dhe të afirmuar të muzikës dhe skenës shqiptare në veçanti. Me zërin e tij të veçantë bass ai ka krijuar tashmë një bazë fansash dhe një stil të vetin unikal. A.K./TemA
Dikur e kam pasur nxënës ne Lice. Ishte nje fëmijë i mrekullueshëm. E ndjek me dëshirë, sa herë që del ne tv. Eshte paqësor dhe me këmbë në tokë.