Këtej kaluan hordhitë gjermane.
(Krime Gjermane në Tiranë)
Çdo 9 maj popujt festojnë fitoren mbi nazifashizmin dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Antifashizmi i popullit shqiptar u njoh nga e gjithë bota. Ai e rreshtoi Shqpërinë në krahun e fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore me kontributin e vetë dhe sidomos me dëmet dhe pasojat që i shkaktuan hordhitë fashiste dhe naziste të cilat e pushtuan atë. Ditën e pushtimit të Shqipërisë së vogël nga Italia Fashiste në mediat botërore nuk kaloi pa vëmendje, sepse ajo paralajmëronte fatin e popujve të tjerë.
Lufta heroike e Mujo Ulqinakut me shokë tregoi se shqiptarët sado të vegjël në numër do të luftonin përballë një armiku disa mijra herë më të shumtë në numër të armatosur deri në dhëmbë me armatimin më modern të kohës. Ky akt heroik i M. Ulqinakut e nderoi popullin shqiptar në sytë e botës dhe ishte një shembull për to që të sakrifikonin edhe jetën për lirinë e popujve të tyre. Në historinë e Luftës së Dytë Botërore pati dhe popuj që u gënjyen dhe u tradhtuan nga qeveritarët e tyre dhe forca e reagimit kundër pushtimit nazifashist, ose ishte e vonuar, ose nuk patën manifestuar me realizëm një qëndrim të hapur kundër boshtit së të keqes. Aleatët e mëdhenj amerikanë, sovjetikë dhe anglezë e njohën luftën e drejtë nacionalçlirimtare të popullit shqiptar dhe e përkrahën atë, si moralisht edhe materialisht.
Kjo luftë e konfirmoi edhe njëherë popullin shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe u bë pjesë e tavolinave të politikës botërore. Fillim lufta me njësite guerile sipas modelit amerikan dhe më pas shtrirja e luftës në formacione ushtarake si brigada e divizione tregoi, se populli shqiptar për herë të parë në historinë e tij udhëhiqej nga parimet e luftës moderne dhe njihte të gjitha ligjet luftës. Ky moment në historinë e popullit tonë shënjon integrimin në formë dhe përmbajtje të një qëndrese për çlirim kombëtar të popullit shqiptar në vorbullën botërore njësoj me popuj e kombe të tjerë përparimtarë të vegjël, apo të mëdhenj për nga numri i popullsisë.
Dëshmorët e parë të kësaj lufte ishin me moshë rinore e cila nuk i kalonte të 25-at, fakt i pamohueshëm, i cili tregonte se Shqipërija e vogël në numër kishte trima të mbushur me urrejtje kundër pushtuesit, me moshë shumë të re të cilët frymëzuan me heroizmin e tyre qindra e mijëra të tjerë që u rreshtuan në rradhët e formacioneve partizane. Krijimi njësiteve partizane me ish-robërit italianë është një gur i çmuar në mozaikun e madh të vlerave të Luftës Nacionalçlirimtare. Po ashtu siç është botërisht i njohur fakti, se në Shqipëri nuk është dorëzuar asnjë qytetar (hebre-izraelit).
Në gazetën “Bashkimi” më datë 20 shkurt të vitit 1945 me titull “Izraelitët në Shqipëri: para dhe gjatë okupacionit dhe pas çlirimit nga okupatorët”, kemi një letër falenderimi për Gjeneral Kolonel E. Hoxhën nga zoti Ing Samuilo Mandil, i cili falënderon me mirënjohje të thellë publikisht udhëheqësin e popullit shqiptar për mbajtjen dhe strehimin e familjeve dhe qytetarëve hebrenj, që kishin ardhur nga Jugosllvia të përndjekur nga bisha nazifashiste. Kampet e tmerrshme të Shqipërisë dhe italisë fashiste u mbushën me bij e bija të popullit shqiptar deri në kampet e shfarosjes në masë si ai më famëkeqi i Mathauzenit. Këto dhe betejat fyt më fyt me armikun janë dëshmi të një vetëdije kombëtare për çlirim kombëtar pa dallim krahine, feje dhe ideje të popoullit liridashës shqiptar.
Pa harruar masakrat e armikut si ajo e 4 Shkurtit, e Borovës dhe djegien dhe hedhjen në erë të shtëpive, vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Kjo luftë edhe pse kanë kaluar 75 vjet, ka hapur në këto 28 vjet një debat të paprinciptë dhe të pamoralshëm, sepse klasa politike në kërkim të temave që e shkëpusin popullin nga realiteti i tyre social-ekonomik dhe prespektiva e së ardhmes për t’i haruar bëmat e gjëmat, që i kanë shkaktuar këtij populli duan që çdo vlerë patriotike dhe arritje të këtij populli ta zhbëjnë dhe ta minimizojnë, pse jo edhe ta fallsifikojnë duke trumbetuar figurat kolaboracioniste si elementë të cilët gabuan u gënjyen prej pushtuesëve me indipendencën e Shqipërisë së Madhe dhe me neutralitetin e tyre. Por, siç do të shkruante në një shkrim të tijin Sejfulla Malëshova me rastin e kujtimit të masakrës së 4 SHkurtit në gazetën “Bashkim” të vitit 1945 me titull “Gjaku don gjak”: “..…4 Shkurt 1944” shfryn, (Bashkimi i Kombit), siç e quan veten Bashkimi i kompromisaxhinjve e i tradhëtarëve, “Hakmarrje” bërtet palaço i nazizmit shqiptar, kalemxhiu i paturp e pa ndërgjegje, Eqerem Telhai “duam gjak”, vërshëllen si gjarpër dallkauku i shitur njëqind herë, kurva e gazetarisë shqipëtare Nebil Çika….”
S. Malëshova e fakton se artikulli është dëguar në shtyp në mëngjesin e datës 3 Shkurt nga zyrat e Xhaferr Devës. “…Në artikullin “Gjaku don gjak” populli lajmërohet me gjakftohtësinë më të madhe, për të vendos autoritetin e saj. Qeveria e sheh të domosdoshme me i mbush rrugët me gjak komunistash Nacional-Çlirimtarësh dhe simpatizantësh dhe miq të tyne….”
Një libër i shkruar nga Stavro Th. Frashëri me titull: ”Këtej kaluan hordhite gjermanike”(krime gjermane në Tiranë) shtypur nga “Gutemberg”, Tiranë 1945 me botues Mal Osmani, është një dëshmi e gjallë e sakrificës dhe pafajsisë së popullit të Tiranës ndaj krimeve të pushtuesit gjerman në grahmat e fundit. Vrasje ,grabitje, djegie e burrave, grave dhe fëmijëve. Siç shkruan autori S. Frashëri, këtë libër po ia paraqet lexuesit sipas intrevistave me njerëzit që i mbijetuan krimeve gjermane gjatë ditëve të fundit të luftimeve duke filluar qysh nga dita e 30 tetorit 1944. Këtë barrë e mora për t’i treguar botës së huaj(ky libër do të përkthehet edhe në anglisht), se shqiptari nuk e fitoi lirinë pa sakrifica dhe që të demaskoj këtë Evropianë të qytetëruar, i cili pretendonte se kish arrdhur në vendin tonë për të sjellë një rend të ri, liri dhe lumturi. Kam bindjen e plotë se këto krime të gjermanëve janë shkakëtuar pa asnjë provokacion, gjë që ua rëndon fajin edhe më shumë. Një emër që del në skenën e krimeve është kapiteni Lederer, i cili është i njohur edhe në Vlorë për sjelljet e tija shtazarake. Të shpresojmë se nëse është gjallë drejtësija të veprojë siç edhe për bashkëkombasit e tij, në mënyrë që të qetësohen shpirtrat e familjarëve që kanë pësuar prej këtyre bishave me fytyrë njeriu.
Këto krime të Hordhive Gjermanike i kam klasifikuar në mënyrën si vijon,- shkruan S. Frashëri:
Vetëm vrasje; Vrasje e shoqëruar me grabitje; Djegie me grabitje; Djegie pa grabitje; Grabitje të thjeshta
Vetëm vrasje
Masakër në Kishën Katolike, Rruga e Kavajës
Pohim i Padre Faustit, vjeç 45, Brescia, i plagosur, në Spitalin Civil të Tiranës
Megjithëse i plagosur rëndë, Padre Fausti, me bujari më tregoi ngjarjen tragjike. –“Unë ndodhesha në Altarin, kur më thërrasin se kishin ardhur disa ushtarë Gjermanë tek dera e odës së miqëve. Ata më pyetën arsyen e gjithë këtij populli në podrumin e kishës. Gjithashtu më pyetën se a kishte partizanë? Unë iu përgjigja, se përsa di vetë nuk ka partizanë këtu. Këtu është Kisha Katolike dhe populli ka arrdhë për t’u mbrojtur nga bombardimet. Në përgjigjen njëri nga gjermanët më foli: Auch ëenn mein Auftrag anders ëare. Gehen Sie alle in Kirche. Domethënë edhe pse detyra ime kishte me qenë ndryshe. Shkoni të gjithë në Kishë. Ky më siguroi se nuk do më shqetësonin më. Kurse shoku i tij protestoi. Kur po e çoja gjithë popullin drejt portës së kishës me muslimanë e krishter orthodoksë dhe katolikë të dy gjermanët na shoqëruan deri tek shkalla e sakristis. Kur na vjen një Marshall SS dhe kapi një shqiptar rreth të gjashtëdhjetave me emrin Spahija dhe e vrau. Mbasi hyri tek sakristis kapi një civil italian për ta nxjerr përjashta, por italiani i kap armën për ta kundërshtuar, gjermani ishte më i fotë e largoi nga vetja dhe e qëlloi. Marshalli filloi me qëllu drejt njerëzve me një mitraloz dore u vranë 4 italianë dhe 4 shqiptarë dhe u plagosën 8 të tjerë.”
Masakër në shtëpinë e Vebi Osman Zepishti, prapa Gazermave të Rr Financës.
Pohimi: Hasan Zepishti, ish nënnoficer 33 vjeç nga Dibra.
Më datën 16 Nëntor 1944 ora 11 po na hynin një turmë njerzish në shtëpi për tu mbrojtur nga gjermanët dhe unë pashë gjermanët të cilët po ndiqnin një njeri të plagosur dhe nuk e besoja se ata do të vrisnin familjarë. Menjëherë kur hynë gjermanët në shtëpinë tonë filluan të qëllojnë mbi turmën dhe vranë 2 gra,1 kalama,8 burra dhe hodhën një bombë brezi tek hyrja e podrumit ku u plagosën 3 veta nga të cilët vdiqën dy. Mes të vrarëve ishte edhe vëllai im Vebi Zebishta 47 vjeç.
Masakra në Barrakat Zjarrfikësevet
Pohim i Aristotelit Risos nga Sopiku i Libohovës. 26 vjeç garson i plagosur në Spitalin Civil të Tiranës.
Afro 30 familje muaxhirësh të cilat banonin tek barrakat e zjarrfikseve, pesë prej tyre u futëm në rifuxhijo për të shpëtuar kokën. Në orën 4 pasdreke të datës 16 nëntor vjen një gjerman në rifuxhijo me pistoletë në dorë dhe na bërtet të dalim jashtë. Pas dhjetë minutash vjen një oficer i shoqëruar nga 20 ushtarë. Mua gjermani më qëlloj tek fyti kurse kunatin tim (Theohar Pantaso 20 vjeç e vranë) pas kunatit tim vranë edhe një burrë me origjinë nga Korça të quajtur Spiro me moshë rreth të 50-tave. Mbas vrasjeve u vunë zjarrin barrakave.
Masakër në Garazhdin e Palllatit të Toptanit në Rr e Kavajës.
Pohimi i Cardone Vincenzo,prej Brindisi 29 vjeç.
Unë kur u ktheva mbas breshërive të plumbave pashë në Garazhdin e shtëpisë së Atif Toptanit 8 viktima të cilët ishin Etem Kasabani, Shaban Xhaja, Scafidi Salvatore, Somigli Pasquale dhe katër të tjerë që nuk patën me vete dokumente të cilët do të ishin ose punëtorë italianë ose ish-ushtarë italianë.
Masakër në shtëpinë e Haxhi Krujës
Pohim i Veiz Bektash Islamajt, 44 jeç nga Fratari i Mallakastrës, infermier.
Më datën 16 Nëntor ora 11:30 gjermanët thyen derën e shtëpisë së Haxhi Krujës. Një oficer gjerman i nxjerr me dhunë njerëzit që ishin strehuar në podrumin e shtëpisë dhe vëllain tim Hysenin e pyesin: ”Ti je partizan?” dhe e qëllojnë duke e vrarë e pas tij edhe nipin 22 vjeçar të Haxhi Krujës. Familjarët i nxorrën në rrugë dhe i vunë flakën shtëpisë.
Vrasjet e shoqëruara me grabitje.
Vrasje dhe grabitje në shtëpinë e Kiço Bishës, Rruga e Kavajës.
Gjermanët erdhën në shtëpinë tonë gjoja për të kontrolluar nëse kishim partizanë dhe vranë vëllain tim Vaso Bishën. Nuk u mjaftuan me kaq e dogjën të gjithë dhomat e fjetjes. Ushtarët e tjerë kërkonin verë e pije të ndryshme deri dhe karamele e çokollata, ndërsa një komshiut tonë i morën edhe portofolin unazën dhe orën e dorës.
Masakër dhe grabitje në shtëpinë e Agjah Libohovës, Rruga e Kavajës.
Pohim i Kujtim Libohovës 17 vjeç
Në shtëpinë tonë ishin edhe pjestarë të familjes së Hasan Dostit. Gjermanët mbasi thyen murin e shtëpisë filluan të qëllojnë me automtik drejt portës së podrumit dhe thërrisnin: “Aus, Zi zind partisan!” Ne dolëm nga podrumi dhe ata na kotrolluan e na morrën çdo gjë me vlerë. Kudbi Dostit i morën orën dhe të hollat, Namik Jusufatit ju muarën 50 napolona, mua më morën 2 napolona, Viktor Dostit i muarën 60 napolona dhe mbasi na dogjën shtëpinë vranë Kudbi Dostin 36 vjeç dhe Namik Jusifatin 55 vjeç, vrasin edhe Fehtien Dostin 40 vjeç dhe i marrin 20 napolona dhe e djegin megjithë dyshek. Veronika Dosti 5 vjeçe u plagos. U vodhën 1 qemer argjendi i larë me flori, 2 orë burrash, orë grash, karfica, varg margaritarësh, zinxhir floriri, zinxhir floriri për orë.
Masakër në shtëpinë e At Anastasit nga Durrësi, Rruga e Kavajës.
Pohim i Vangjel Bendumi.
Erdhën në shtëpinë tonë nja 15 gjermanë, pasi kishin thyer derën e shtëpisë hynë në guzhinë e kërkoninë verë dhe raki, unë u thashë se kemi vetëm cigareta. Gjermanët mbasi pinë cigaret vranë priftin dhe të nipin e tij Dhimitrin, i cili u hodh të shpëtonte, pas tij u vra edhe Pal Vasil Prifiti, pas vrasjes katilët i morën orën. Thekla, e bija Dhimitrit u plagos. Mbas vrasjeve gjermanët dogjën shtëpinë së bashku me kufomat.
Vrasje dhe grabitje në shtëpinë e Ibraim Drenovës në Lagjen e Re.
Pohim i Dije Drenovës.
Në shtëpinë tonë ishin mbledhur 60 vetë sepse shtëpia ishte e fortë. Më 16 nëntor ora 11 gjermanët mbërrijnë në shtpinë tonë dhe i vunë flakën e ne dalim nga bodrumet ku gjeti vdekjen Jaruk Drenova 3 vjeç, dhe na hapën valixhet për të marrë gjërat e çmuara dhe na bënin me shenjë që tu jepnim edhe vëthët e sahatët e dorës.
S. Th. Frashëri vazhdon me fakte dëshmi të tjera për vrasje e grabitje të kryera nga gjermanët siç është edhe kjo në fafamiljen Plasari ku mbetën të vrarë 8 vetë, mes tyre Leonidha Zoto, Filip Llallo, Themistokli Repa, Aristidh Varfi, Jorgo Miti, Mehmet S. Ajazi, Kristo Burnidha. Pasi i nxorrën burrat nga bodrumi i kontrolluan në xhepa edhe ua morën portofolat e i pushkatuan në kopshtin e Idajet Hajdinit. Të tjerë të vrarë e grabitur në Rrugën Naim Frashëri ishin sipas pohimit të Salvatore Rasulo, 30 vjeç murator i plagosur: “…Gjermanët si huqër të tërbuar na hyjnë në shtëpi duke gërthitur e qëlluar me automatik na vranë 8 punëtorë italianë dhe një grua shqiptare e më pas dogjën shtëpinë. Kjo ndodhi për 15 minuta.” Vrasjes dhe grabitjes nuk i shpëtuan as italianët sipas pohimit të Gani Sadës: “Gjermanët mësyjnë në shtëpinë tonë dhe ne për tu fshehur shkojmë tek rifuxhoja e italianëve. Ata mbasi vrasin 3 italianë vrasin edhe nënën time dhe më plagosin mua.Grabitje në shtëpinë e Palok Shllakut, Grabitje e shtëpisë së Marie Kekës, apo të Luigj Kurtit dhe Shefqet Tiranës ku gjermanëve nuk u interesonte më asgjë, veç të vidhnin gjëra me vlerë apo parave arrinin të rrëmbenin edhe plaçkat e trupit.
Ku ishte ajo rracë e zgjedhur që kish rënë kaq poshtë lind pyetja? Pse u bashkuan me këta pushtues edhe organizata “Ballit” dhe e “Legalitetit”, të cilët kanë lënë sot ca pseudohistorianë që do rishkruajnë historinë? T’i thuash të bardhës e zezë nga halli, epo aq di e aq bën thotë populli, por kur e bardha ëshë e bardhë sa bora në mal të Tomorrit, që nuk shkrin deri në verë, nuk ta ka fajin syri që nuk shikon, por mendja e edukuar me vese të ulta që nuk ka asnjë vetëdije për ngritjen morale brenda një familjeje krahine dhe formacioni politik.”
Libri i Stavro Frashërit është një e njimilionta dëshmi, por historianëve të vërtetë do t’u duhet si një fakt për t’i parë pushtuesit me fundin e tyre tragjik të njëjtë si në çdo kohë dhe viktimat e martirizuara si shembuj të sakrificës njerëzore për një atdhe pa pushtues e tiranë gjakatarë.
Përgatiti: Kastriot Kotoni.
Nuk shikoj te komentojne kundershtaret e komunizmit. U friksuan nga nje manipulim i historise shqiptare se mbane emrin e nje Stavro Frasheri. Paska dhe Frasher ortodoks. Frasher mysliman shid di Naimin, Abdylin, Samiun. Por mua nuk me frymezojne ashtu siç i paraqet historiografia shqiptare, atdhetar(!) me nje njolle esenciale. Mithat Frasheri po, dhe ne raste se jane te verteta fjalet qe ka shkruar Enveri per te, une perkulem i puthe permendoren dhe i them i Madhe. Po kaloj ne teme te pershkruaj te vertetat historike dhe momentet halucionante te gjysme opinges, dhe shperthimet e mia per te egzaltuar te drejten./// Me derguan ne Gjermani me 1993 te vizitoj kampin famekeq te çfarosjes Buhenvald. E dija gjermanishten shume mire. Demokrat dhe i persekutuar. Kisha lexuar te gjitha librat Ruse e Franceze qe folnin per ta. Ciceronia, nje gjermanke e bukur u prezantua dhe une nga gjithe te atyshmit ja ktheva gjermanisht. Shqiptaret qe ishin me mua fatmirsisht nyl nga gjermanishtja. Perkthyes na kishin pru nje kosovar. Atehere spikerja u gezua dhe me tha: -çte shtyu te vish te vizitosh kampin e çfarosjes? I thash kam lexuar tere literaturen Ruse dhe Franceze per kete fatkeqsi dhe kontradita tjeter shpirterore asht se familja ime ka strehuar 17 gjermane nen uniformen e Hitlerit, pasi ushtria e Stalinit levizi neper Jugosllavi dhe komunistet shqiptare u bene tejet agresive, por deshti zoti ja dolem dhe i shpetuam dhe bashkuam me pjesen tjeter te Kolones ne Shkoder. U larguan per gjermani dhe nuk kemi patur asnje lloje te dhene, ne u asgjesuan apo ''harruan'' nga thundra e hekurt komuniste qe u vendos ne Shqiperi./ - E thua me shaka me tha apo te therras sherbimin e mbarvajtjes te Muzeut. -Jo i thash une them nje te vertet dhe koshient per ate qe them.// Servisi u lajmerua me nje kode sekret dhe erdhen me rrethuan. Pese ne nje krahe , pese ne tjetrin. -Pasaporten, jua( dhash). Imam me thane. Jo i thash familje Imami por une jo. Njeri me shtyu, tjetri ngjitur - tha- mos asht heret. Me kaluan ne nje dhome pyetjesh. Specialisti i fushes kundra antisemitizmit me pyeste, nente te tjeret specialiste psikologe me ndiqnin perballe dritave te fuqishme qe dallohej dhe rrenja e qimes. ? -profesioni, -minator. -Arsimi? -nje gjenerale dhe vazhdoj te larten./ -I burgosur? -po./ -Politike?- Jo i thash si gjysme! -Shpjegou? I thash- kisha njezet dele. Erdhi tufzimi dhjete mi paguan, dhjete mi konfiskuan. Erdhi viti i Ri, gruaja nuk dilte ne kolkoz(koperetive), me ndaluan racionin e mishit qe jepej me grame per fryme, u futa naten ne stallen e koperatives, mora njeren nga dhjete te konfiskuarat. Fillojne shkollat pas vitit te ri, mesuesi pyet nxanesit, sejcilin nji nga nji: si e festuat vitin e Ri, djali tregon, thot u kenaqem se babai na preu nje dele dhe u ngopem me mish. Policia me kontrolluan, kapen fakt lekuren vendosur duke e tha ne tra dhe me denuan 16 vjete burge. Pane njeri tjetrin sy ne sy, shtangen! E mbarove te terin, jo se pas dhjete vjetesh ma kthyen politike, se fola kundra rregjimit dhe e bene njezet e pese dhe dola ne 90-ten. / -T'i kane demshperblyer. 5 per politike po, kurse 10 per hajdut jo. Tundi koken, shperthei syte e tha: kishte shume hajdute te tjere. Po i thash dhe vazhdova, nji kishte vjedhe misra ne bllok, ju kish zi femijve se skish buke, nje tjeter keshtu e nje tjeter ashtu./ - Pusho me briti dhe filluan te gjithe te qajne, kur e mori veten tha:- vjedhje ne kushtet e urise ekstreme, te gjithe ordineret duhet t'i demshperblejne. -Keni pikpamje antisemite? Jo i thashe familja ime ka shpetuar izraelit dhe kemi nis lidhjet me ta e vizitu Izraelin. Dhash emrat dhe thash pesqind vjete feja ne ka shty kundra jeziteve(izraeliteve) dhe u bashkuam dhe me italianin e gjermanin, por i fshehem izraelitet, dhe ne tokat e lirueme(t'aneksuara nga fqinjet) hapem shkolla per shqiptaret./ -Po komunistet thone i ka mbrojte Enver Hoxha. Enver Hoxha ruante bythen e vet ne mal megjithe Miladinin nga 1941 deri me 1944, kurse pas luftes(1944) ai ka derdhur me tonelata boje kunder izraeliteve. -Pse i Ndihmuat izraelitet?/ -Sepse ndajme te njejtin fat ne histori me ta./ -E vertete -tha dhe vazhdoi... -pse i mbrojtet gjermanet? Ata kishin shpetue axhen ne Radastush qe ruente shkollat shqipe nga sulmet serbo sllave. Dhe kur ne tokat e lirueme po vinte ushtria e kuqe nje fare dibrani(Miftar Kaloshi) i thote axhes t'i marresh ti se ty te kane shpetue pasi ishte fundi dhe nacionalistet ndjenin frike nga manovrimi me gjerman. Axha si burrat i tha po, ata ishin te moshes 14 deri 17 vjeç Komandanti ishte 24, ( i plagosur shtate here) dhe kishte shpetuar nga fronti Rus. Lote, heshtje e gjate.... ne funde tha na çmende!? -çmendim ke per Hitlerin?/ Kur populli rus te jete çliruar dhe edukuar si ju do t'i dergojme dhe nje her ne gjyqin e njerzimit, Hitlerin ne njeren ane dhe Leninin e Stalinin ne anen tjeter. Do te bindeni se fajtor jane Lenini e Stalini kurse ky asht i nxehuri(i gabuari, i semur psiçik) nga ngacmimi qe ata i shkaktonin duke i ndrhyre me propoganden komuniste(gjithe botes) ne punet e brendeshme per te shembur kapitalizmin, ardhur natyralisht permes konkurences nder breza dhe te vinin kopuk, kapitalista teknokrat e te mbanin popujte te skllaveruar. Izraelitet rane viktim sepse Stalini trazhgonte karakteristiken e dukshme izraelite, kembet e shkurtera dhe kollonen vertebrale(trungun e gjate) dhe ai urrejtjen e komunizmit e rreshqiti mbi izraelit permes teoris se racave./ - Si do t'ju jepje denimin?/ Lenini dhe Stalini te gjalle ne furrat e djegjes si Ernest Telman e Roza Luksemburg, kurse Hitleri te divorcohej forcerisht me Eva Braun. Veç kaq me thane Hitleri? / Jo ,jo i thash, te detyrohej te martohej me nje izraelite dhe si nuk pranonte te ndiqte kundershtaret e tij ne furre i gjalle. Pyetjen e fundit po ta bajme Miqsisht, -shqiptaret ankohen se ka vra shume shqiptare, manipulojne duke i shtuar apo asht e vertete./ I thash i shumfishojne, genjejne per te justifikuar krimet e tyre, por kur te mendosh se çna kane punuar ne komunizem, jane te justifikuar jo vetem sa genjejne ata, por t'i kishte hequr deri ne nje: kaput komunist. Qeshen me futen krahun dhe shkuam e pime kafe.
Psikopat!