
Altin Basha është drejtori i ri i Teatrit Kombëtar. Vendimi u komunikua këtë të hënë pas mbledhjes së qeverisë.
Basha mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të “Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli”. Këtë detyrë e mori vetëm një vit më parë, pasi mbaroi mandati i Kiço Londos për të qenë në krye të skenës eksperimentale.
Mësohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave se vetëm para pak ditësh, Basha dha dorëheqjen nga institucioni që ndodhet tek e po njëjta ndërtesë, tek “Arturbina” për të qenë konform rregullave ligjore të këtij konkurrimi.
Më parë, Basha ka qenë për shumë vite regjisor i emisionit të humorit “Portokalli”.
Para Bashës, ishte Hervin Çuli i cili drejtoi për dy mandate Teatrin Kombëtar, por deklaroi se nuk do të konkurronte më.
Në garë me Bashën për këtë post ishin edhe Kiço Londo, Elma Dorezi dhe Arben Derhemi.
VENDIMI
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
ky njeri ka nji karaktere ashtu si s'duhet me e pas kerken ,rob i Zotit kan me u largu shume nga teatri bash pre ket plehr njeri
Ky zoteria shante dikur kryetarin e bashkise dhe kryeministrin per shembjen e teatrit, sa fallso jane, iku dhe nga portokallia. Ka ngel pa leke tani jate te mire pushtetaret e do post drejtori. Pse do thoni? Ky se bashku me familjen gjithe kohes i keni ne restorante dhe jane si fucia. Po tani qenka dobesu pak kushedi do kete noj diabet. Sa dhelper eshte ky? Shqiperia ka marre fund me palaco e hajdute qe vjedhin buxhetin qe i ka fut Veliaj ne bashki etj. sikur japin kontribut per te ardhmen e artit e kultures, si ky eshte e Shakohoxha qe shante Duken e FSHF, po tani ku eshte te grupi I Veliaj dhe fut e cunin me eventesh skena qe organizon bashkia.
Shyqyr qe bene nje emerim te sakte. Regjizor i shkelqyer!
Lutfieeee! Nuk eshte emeruar Regjizor, eshte emeruar Drejtor i Teatrit. Drejtori merret me drejtimin e institucionit( buxhetet, burimet, inventari, rrogat, kontratat, personeli, facilitetet/ndertesat…, etj) Regjizore qe duan te behen drejtore, mjek qe duan te behen drejtore spitalesh, ka vetem ne shtete si shqiperia- ku nuk behen leket me zanat por me pushtet. Ky njeri artistikisht eshte medioker (shikoni Portokalline dhe e kuptoni qe ka shfaqje banale/ordinere). Ne nivel personal njerezor ai eshte: lepin bythen lart e shkelmon njeriu poshte. Po per aq kohe sa ka Lutfie qe kenaqen nga banaliteti dhe e quajne art e regji - do kete dhe si ky tipi qe mbarojne shkollen per regjizure e behen drejtore. Provinca lind injorance dhe bandite: Lutfie dhe Basha
Iku nje kake erdhi nje tjeter. Respect per ata drejtore dhe aktore te cilet I dhane dashuri dhe vlera artit ne shqiperi. Nuk behet teatri me shfaqje porno. Nuk eshte market qe shet qumesht dhe gjize.