Më poshtë postimi i plotë:
Në këtë 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përkulemi me nderim para kujtimit të atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Sakrifica e tyre mbetet themel i identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.
Ky fragment i shkëputur nga dokumentari Përjetësi (1974), me regji nga Dhimitër Anagnosti, sjell një trajtim poetik dhe emocional të figurës së dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore.
I realizuar me një koncept modern për kohën, filmi përdor planet e afërta dhe mungesën e dialogut, duke u mbështetur vetëm në tingujt e rrahjeve të zemrës për të përcjellë ndjenjën e sakrificës dhe përjetësisë.
Në gjysmën e dytë të filmit, zëri shpërthyes i Vaçe Zelës në interpretimin e këngës së mrekullueshme "Gjurmë të arta", përmbyll këtë tablo të fuqishme të krenarisë kombëtare.
Mirënjohje e përjetshme për veprën e dëshmorëve të atdheut që jetojnë në çdo hap të së ardhmes sonë!
A.K./TemA
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje