Nga Petrit Palushi
N’atë natë të vonë të 26 prillit të vitit l967, gjatë kalimit të kufinit, me bashkëshorten Lavdie Nela, mu te Piramida, Havzi Nela shënoi në një fletë blloku vargjet e mëposhtme:
Në anën tjetër, në rast se njeriu shpëtonte, do të thoshte se përjashtimi përforconte rregullin.
Në ikjen apo arratisjen spektakolare të tij, ka një lloj fisnikërie të ndritshme: ai gjeti kohë të jepte një kumt (pikërisht kur edhe koha fizike mungonte se në çdo moment mund t’i shkonte kryet), se po linte vendin e tij përmes një trazimi të madh shpirtëror.
Prandaj lamtumira e tij qe një lamtumirë e përvajshme. Në largimin e tij gjithashtu ka një lloj dëshmie se vendi po kthehej në pezmatim të vazhdueshëm për banorët e tij dhe largimi prej tij mund të ish një shpëtim, një lirim prej së keqes.
Njëkohësisht, ai po largohej me dhembjen që po i bëhej varr sepse diktatura tashmë po lëshonte hijen ndëshkuese mbi banorët e vendit të vet: izolimin, ankthin, torturën e vazhdueshme shpirtërore dhe fizike, indoktrinimin, etj.
Ndoshta një ikje e përkohshme, një ikje me riardhje më të shpejtë, në rastin më të mundshëm, sidomos me kthimin kryeposhtë të atij regjimi që po rrënonte vendin.
Por fati qe fort i mbrapshtë.
Në Aktakuzën kundër tij dhe bashkëshortes së vet shënohej se “Me datën 6 maj 1967, pala jugosllave jashtë vullnetit të tyre i dorëzoi në postbllokun e postës kufitare Morin”.
(Dënimet qenë jashtëzakonisht të rënda: H. Nela me 15 vjet heqje të lirisë dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e vet me 10 vjet heqje të lirisë).
(Shkëputur nga libri “Kryqëzimi i Havzi Nelës” të autorit Petrit Palushi)

Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia. Ajo nuk ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por nga Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale, sipas rregullores nr.01-46, datë 30.3.1984.
Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, nxori urdhrin nr.1258, datë 9.8.1988 për ekzekutimin e vendimit me varje në litar të Havzi Nelës, i cili duhet të kryhej të mërkurën e më 10 gushtit, ora 3.30.
Për zbatimin e urdhrit u ngarkua Dega e Punëve të Brendshme Kukës.
Havzi Nela u ekzekutua në litar mëngjesin e datës 10.8.1988 në sheshin e agjencisë së udhëtarëve në Kukës. Në procesverbalin e ekzekutimit thuhet. “I mbajtur sot më datën 10 gusht mbi ekzekutimin e vendimit të dënimit me vdekje.
Përkatësisht varje në litar të të dënuarit Havzi Nela.
Pasi ju komunikua vendimi nga prokurori i rrethit se do të ekzekutohet vendimi, ju kërkua të thoshte fjalën e fundit.
Po, o nanë, po,
N’emën të ligjit jam arrestue,
E duert m’i kthyen prapa policët e zi,
N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue!
Me gazin 69 u pamë sy ndër sy,
Si me keqardhje m’u ba se më vështroi,
E kur lëshova kambën mbrenda me hy,
M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!
Ndoshta e ndjeu veten fajtor,
Pse erdhi e më mori përsëri!
Ndoshta i gjori ishte lodhë,
Gjithkah n’udhtim nëpër Shqipni.
Gjithkund tue shkue nëpër atdhe,
Sa djem nanash kështu po i merr!
Si nji kuçedër në “Shqipnin’ e re”
Emni i tij ka futun tmerr!
Ti mos u druej, o Nana ime,
Sido të bahet jam pa faj,
=
GORAN KA QENE DHE KY HAVZI NELAJ, SE KESHTU THONE?
U dënua 15 vjet për arratisje. Po pse u dënua me vdekje pas kësaj?!
Ok, u denua me 15 vjet burg sepse u aratis dhe jugosllavet e kthyhen. Brenda ne burg ju shtuan dhe 8 vjet te tjera. Dhe del/lirohet nga burgu ne 1986. Mbas 1 viti e ca thuhet qe denohet me vdekje dhe varret me litar ne Kukes. Por nuk thuhet asgje per arsyen pse e denuan prape dhe kesaj radhe me vdekje? Cfare kishte bere?
O Palush. Po çne që dënohet për arratisje dhe pasi lirohet, arrestohet dhe dënohet me vdekje?? Çfarë bëri pasi u lirua?? Semos qëlloi mbi ndonjë person, ashtu kot, .e armë pa leje?? Apo mbase donte të vriste edhe të tjerë dhe të arratisej prapë?? Po për ta arrestuar, kush e arrestoi, se nuk po na ndriçon fare në këtë pjesë? Po arratisjen e parë, pse e bëri, nga çfarë donte të ikte? Sepse jugosllavët nuk kthenin të arratisurit politikë, ngaqë i mbanin t'i trajtonin kundër Enverit. Ndërsa ata të arratisur për çështje ordinere, i kthenin. Pra, pse u arratis ky??
Dhe kur mendon se bijte e atyre qe varen ne litar poetin disident Havzi Nela jane prej 12 vjetesh ne pushtet. Perr shkak te rrethanave ndrkombetare keta bije te eterve vrases nuk pushkatojne apo varin ne litar, nuk ngrene burgje politike apo kampe perqendrimi por vjedhin cdp pasuri e para publike, ngushtojne ne maksimim mundesite e jeteses duke kalkuluar kushtet per largimin masiv te shqiptareve e kryesisht te rinjeve nga Shqiperia, duke burgosur dhjetera mije qytetare per ceshtje administrative, duke shembur banesa e prona, duke zbatuar ligjin ne menyre selektive, duke patronazhuar qytetaret per bindjet e tyre politike etj duke rritur taksat e pronave e te banesave , duke ngushtuar lirite e te drejtat e qytetareve. Praktikisht sot qytetari shqiptar eshte i kontrolluar ne cdo hap, i kufizuar ne lirite e te drejtat njerzore dhe lirite ekonomike dhe te zhvillimit te prones. Keto te drejta i gezojne vetem te preferuarit e regjimit. Kudo qe te shkosh ne Mal te Zi, ne Kosove, Greqi apo Madedooni shikon se njerzit ndihen te lire, vetem ata qe bejne keq atakohen nga ligji, kurse ketu atakohen nga ligji e pushteti njerzit e ndershem, qe punojne ndersa gezojne liri ne veproimtarine e tyre hajdutet, trafikantet e kriminelet. Shko ne Mal te Zi secili ne pronen e vete nderton apo e zhvillon sipas mundesive e aftesive kurse ne shqiperi po nuk qe i lidhur me pushtetin te vijne fadromat e partise sic ishte rasti i Thethit ku shteti u versul me terbim e urrejtje mbi pronat e pronareve shekullore te Thethnjaneve thjesht per te ushtruar frike dhe terror.
Havzi Nelen ne litar lehte e perkund era/ Qane nana e vetme, ule ne prag tek dera/ Pyet Korabi Drinin: ku i ka burrat Luma:/- I ka trete uria, i ka lodhur puna/ -Pergjigjet Gjalica ne diten mortore/-E ka thene me kohe nje nane mirditore:/ T'mirt vrau Partia, t'kqijte lodhi llastiku/ Shqipnin per gjithemone do e sundoje shpirtligu(!). Vazhdone