Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ka vënë në funksion një instrument të ri për familjarët e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist.
Në platformën online të kërkimit (Online Inquiry Center – OIC), familjarët mund të raportojnë raste të reja, të kërkojnë nëse një person rezulton në sistem, të dërgojnë dokumente shtesë dhe të sinjalizojnë vendndodhje të mundshme të varreve, përmes një mjeti të sigurt dhe lehtësisht të përdorueshëm.
Kjo platformë është zhvilluar në bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Ajo është pjesë e reformimit të gjerë institucional që AIDSSH ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit, ku përfshihet edhe integrimi në sistemin e avancuar të menaxhimit të të dhënave (iDMS).
Sistemi u finalizua në mars 2026, pas përfundimit të integrimit të databazës kombëtare për personat e zhdukur, të ndërtuar mbi të dhënat e mbledhura nga vitet 2017–2025.
AIDSSH thotë se, ky zhvillim shënon një hap domethënës për qasjen e familjarëve në informacion dhe për përpjekjet institucionale drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri. A.K./TemA
HAP DOSJET E LERI KETO MAKE UP-ET O RRUSPIJE INSTITUCION! HAPI TE GJITHA, PA PERJASHTIM. NATYRISHT QE DO TE PAGUANI SHTRENJTE PER PSE KAQ VONE, SHUME SHTENJTE!!!!!