
Helena Kadare njihet si bashkëshortja besnike, shoqëruesja besnike e shkrimtarit tonë të madh Kadare, si zonja e tij.
Pak e dinë që Helena është mirëfilli dhe ajo një shkrimtare vetë, studente e shkëlqyer dhe e diplomuar për letërsi në Universitetin e Tiranës.
Romani i saj “Bashkëshortët” është një pasqyrë e kthjellët pikërisht e asaj jete, e jetës bashkëshortore dhe ndoshta disa mund ta mendojnë si një homazh.
Helena përdor një prozë minimaliste por idetë e saj janë të mëdha, nostalgjia është njëra nga ato, familja është një tjetër.
Helena shkruan dhe lexuesit vjen e i kujtohet Tirana e atyre viteve, me të mirat e të këqijat e saj.
Edhe ndonjë lexuesi më të ri në moshë, si unë, i krijohet përshtypja sikur kemi të bëjmë me ndonjë situatë nga ndonjë film i Eric Rohmer.
Shkrimtarja e ka arritur misionin e saj. Katarsisin. Arti të mbush për të të zbrazur nga e keqja.
Chapeau! Një libër europian…
Besoj se Helena do skuqet nga turpi kur te shohe shkrimin e ketij idioti qe meson doren duke lakuar emrin e saj.