Begaj: Trashëgimia jonë kulturore, pasqyrë e shpirtit dhe identitetit tonë kombëtar (VIDEO)

30 Shtator 2025, 16:12Kulturë TEMA
Begaj: Trashëgimia jonë kulturore, pasqyrë e shpirtit dhe

Dje në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh për rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së kësaj pasurie kombëtare.

“Ta ruajmë e trashëgojmë me krenari, siç e ruajtën të parët tanë, dhe ta mbajmë gjithmonë gjallë, kudo që jemi”, shkroi Presidenti Begaj në Facebook.

Presidenti Begaj e shoqëroi këtë mesazh me një pjesë nga K’cimi i Tropojës, interpretuar nga nxënës shqiptarë të shkollës “Bijtë e Shqipes” në Nju-Jork, të cilin ai i vizitoi një ditë më parë.

“K’cimi i Tropojës” është një nga pasuritë e çmuara të Shqipërisë, i përfshirë së fundmi në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

“Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Trashëgimia jonë kulturore është pasqyrë e shpirtit dhe identitetit tonë kombëtar. Ta ruajmë e trashëgojmë me krenari, siç e ruajtën të parët tanë, dhe ta mbajmë gjithmonë gjallë, kudo që jemi”, theksoi Begaj në postim.

Krahas pasurive shqiptare që njihen e vlerësohen në kuadër të UNESCO-s, ka edhe një përkujtesë të përvitshme kushtuar trashëgimisë kulturore në rangun kombëtar. Çdo 29 shtator, vëmendja përqendrohet në dëshmitë e identitetit kulturor të Shqipërisë, të shfaqur në të tre dimensionet e tij: material, shpirtëror dhe natyror.

Si shtysë për shpalljen e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore ka shërbyer akti sublim i ushtarakut shqiptar Kamber Bënja, i cili në vitin 1916 mbrojti pasuritë arkeologjike të Apolonisë nga vjedhja e tyre prej ushtrive ndërluftuese gjatë Luftës së Parë Botërore. Bënja ishte një veprimtar i lëvizjes atdhetare, i cili pas shpalljes së pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës si oficer karriere. /atsh/

4 Komente

  1. Z
    Zani

    O bthq presidente ti nuk mbron trashgemine kultutore po ato nga banlgladeshi qe do me pru ne shqiperi Ca do mbrojne. Gruan tate Legen

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zani

      O bthq presidente ti nuk mbron trashgemine kultutore po ato nga banlgladeshi qe do me pru ne shqiperi Ca do mbrojne. Gruan tate Legen

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qaniu

        ALLAHU I BEKOFTE ROBT E TIJ NE SHQIPERI ,,,,BISMILAH,,,

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nuk ka faj PD qe nuk e njeh ket derdimen President

          O president i pa afte, mos fol kot se ne emigrantet nuk e ndjekim dot trashegimine shqiptare sepse RTSh nuk pjerdh fare as per ty e as per Ramen. Presidente per ne eshte Eni Vasili, me kudht qe te na leshoje sinjalin e RTSh.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje