Biblioteka Kombëtare, pjesë e aktiviteteve të Javës së Bibliotekës në Kosovë

9 Tetor 2025, 15:51Kulturë TEMA
Biblioteka Kombëtare, pjesë e aktiviteteve të Javës së

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë po merr pjesë në Javën e Bibliotekës në Kosovë.

Prej 6 dhe deri në 12 tetor, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, organizohet konferenca shkencore “Bibliotekat midis risisë dhe inovacionit”. Konferenca ndahet në sesione të veçanta shkencore që prekin çështje të organizimit, përpunimit dhe shërbimit të materialeve bibliotekare, në forma të reja inovative.

Në këto sesione, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë u përfaqësua nga zv. drejtorja e BKSH-së, Majlinda Toçi dhe nga delegacioni i përbërë nga: Mirela Mersini, Jola Tasellari, Antonio Çikollari, Hisen Sulejmani dhe Roland Gura.

Përmes një postimi online Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë falënderoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për ftesën dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen si dhe e vlerësoi organizimin si mbresëlënës.

Java e Bibliotekës në Kosovë është konceptuar si një javë me shumë aktivitete që flasin për librin dhe bibliotekën, me të ftuar të shumtë ndërkombëtarë. Ky është edicioni i 22-të i këtij aktiviteti, gjatë të cilit biblioteka “Pjetër Bogdani” zhvillon një sërë aktivitetesh që trajtojnë rolin e bibliotekës dhe librit në jetën kulturore dhe arsimore të vendit, shkruan atsh.

1 Komente

  1. h
    hahahahahha

    Duken nga drejtshkrimi i komenteve sa libra lexojne Kosovaret hahahahahah

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje