SHITET VIOLINA E AJNSHTAJNIT/ Instrumenti i shkencëtarit legjendar arrin mbi 1 milion paund në ankand

9 Tetor 2025, 14:26Kulturë TEMA
SHITET VIOLINA E AJNSHTAJNIT/ Instrumenti i shkencëtarit legjendar arrin

Një violinë që i përkiste Albert Ajnshtajnit është shitur në ankand për 860 mijë paund, shumë më tepër se vlera fillestare e pritur. Instrumenti i vitit 1894 mendohet të ketë qenë violina e parë e fizikantit të famshëm. Ekspertët e quajtën këtë shitje një “moment të veçantë” në historinë e koleksioneve muzikore.

Një copëz e rrallë e historisë së Albert Ajnshtajnit është shitur me një çmim rekord. Violina e tij e parë, e ndërtuar në vitin 1894, ka arritur shifrën e jashtëzakonshme prej mbi 1 milion paund në një ankand në Britaninë e Madhe.

Instrumenti, i njohur si violina Zunterer, u shit për 860 mijë paund në ankandin Dominic Winter Auctioneers në Gloucestershire, shumë mbi pritshmëritë fillestare prej 300 mijë paund.

Shkencëtari legjendar ishte një dashamirës i madh i muzikës.

Ai mësoi të luante violinë që në moshën katërvjeçare dhe shpesh thoshte se, po të mos ishte bërë fizikant, do të kishte zgjedhur të ishte muzikant.

“Kishim tre ofertues në telefon dhe gara ishte e ngushtë deri në fund,” tha specialisti Chris Albury, duke e quajtur shitjen një “moment të veçantë”.

Së bashku me violinën, në ankand u shit edhe një libër filozofie që Ajnshtajni ia kishte dhuruar një miku, për 2.200 paund.

Shitja e violinës së Ajnshtajnit është cilësuar një ndër më të rrallat ndonjëherë  dëshmi e faktit se edhe gjenitë e shkencës gjejnë frymëzim në muzikë.

Lini një Përgjigje