Gonxhja takim me Adams: Fazë e re e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik me SHBA (VIDEO)

9 Tetor 2025, 13:58Kulturë TEMA
Gonxhja takim me Adams: Fazë e re e bashkëpunimit kulturor dhe

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti sot në një takim kryetarin e Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, në ambientet e Parkut të Artit dhe në Tirana Training Center në “Kinostudio”, një hapësirë moderne që shërben si model zhvillimi për industritë kreative dhe formimin profesional në fushën e kulturës dhe kinematografisë.

Gjatë takimit u vu theksi te mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve kulturore shqiptare dhe atyre amerikane, përmes shkëmbimeve profesionale ndërmjet muzeve, bibliotekave dhe qendrave të artit.

Po ashtu, u diskutuan projekte të përbashkëta që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore, turizmit kulturor si dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar në diasporë, shkruan atsh.

Ministri Gonxhja dhe kryebashkiaku Adams ndanë vizionin për krijimin e urave të qëndrueshme bashkëpunimi që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë krijuese dhe përfshirjen aktive të të rinjve në sektorët kulturorë.

“U diskutuan gjithashtu mundësi konkrete për projekte të përbashkëta që mbështesin ekonominë krijuese, të rinjtë dhe komunitetin duke ndërlidhur institucionet shqiptare me ato amerikane”, deklaroi ministri Gonxhja.

Sipas tij, takimi hap një fazë të re të bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik me Shtetet e Bashkuara, duke nxitur nisma afatgjata që forcojnë ndërveprimin profesional dhe e pozicionojnë Shqipërinë më fuqishëm në skenën ndërkombëtare.

1 Komente

  1. C
    C'a bohet keshtu

    Rama thote qe jevgu Adams ne largim dhe me damken si hajdut ka ardhur per vizite private, tani dalin te gjithe se kush e kush me i pari i hap dyert e Ministrise duke i dhuruar edhe teneqe me emrin e tij.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje