Botimi i dytë i ‘Fillimeve’/ Zogaj: Dokumente, dëshmi dhe fjalime të reja që kanë shenjuar debatin në PD (VIDEO)

15 Nëntor 2025, 18:32Kulturë TEMA
Botimi i dytë i ‘Fillimeve’/ Zogaj: Dokumente, dëshmi dhe

Libri ‘Fillimet’ i Preç Zogajt rikthen në kujtesë vitet e para të demokracisë, pikërisht periudhën që ndryshoi përgjithmonë Shqipërinë.

Botimi i dytë i ‘Fillimeve’ sjell dokumente, dëshmi dhe fjalime të reja që kanë shenjuar debatin e brendshëm në PD.

Në një prononcim për ‘TemA-n’, Zogaj zbulon të rejat e këtij botimi të dytë, i cili është, përveçse është shkruar më i ‘ftohtë’, është pasuruar edhe me dëshmi të reja që do t’i vlejnë lexuesve.