Dashnor Bushi i ftuar në podcastin e Edi Ramës

18 Janar 2026, 14:34Kulturë TEMA
Dashnor Bushi i ftuar në podcastin e Edi Ramës

 Finalisti i “Albania’s Got Talent”, Dashnor Bushi ishte i ftuari i radhës në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

Dashnor Bushi i lindur dhe rritur në Kavajë, ka emigruar më pas në Itali, vend ku lindi dhe djali i tij Nikolas, i cili u trajnua si ventrilok dhe ishte fitues i “Albania’s Got Talent”.

Në Kavajë ata jetuan disa vite e më pas të gjithë bashkë si familje emigruan në SHBA, ku Dashnori ushtroi artin e iluzionizmit, ndërsa djali i tij Nikolas u trajnua si ventrilok.

I njohur për truket e magjisë, ai ushtroi po ashtu disa nga numrat e tij edhe në studion e podkastit “Flasim”, duke befasuar kryeministrin Rama dhe të ftuarin tjetër në studio.

Dashnor Bushi tha se loja me letra ka qenë pasioni i tij që në rini.

“Truket me letra janë pasioni im, pasi kërkon aftësi dhe shumë punë”, tha Bushi.

Ai tregoi se është larguar drejt SHBA-së në vitin 2013, ndërsa u shpreh se “ka disa gjëra që po ndryshojnë në Shqipëri edhe për artin e magjisë. “Kemi një popull të vështirë për këtë lloj arti, por unë e adhuroj punën time dhe e bëj për të kënaqur publikun”, tha ai. A.K./TemA

Lini një Përgjigje